“Duart e arta” ekspozita e artit figurativ në Muzeun Kombëtar
“Duart e arta” u konceptua dhe u formëzua me dëshirën e madhe që fëmijë nga mbarë Shqipëria të merrnin pjesë në një organizim të tillë, që u jep atyre mundësinë të shprehin lirshëm perceptimet e moshës. Ekspozita që u çel dje në mjediset e Muzeut Historik ishte finalizimi i një pune disamujore, komunikimi me të gjithë aktorët e përfshirë në këtë organizim, që u dha fëmijëve hapësirën e duhur për të shprehur lirshëm ndjenjat dhe mesazhet që ata dëshirojnë të na japin ne të gjithëve. Ideja e kësaj ekspozite me punime të fëmijëve nga mbarë Shqipëria, bashkoi organizatorët e saj: Qendra kulturore “Moda në Fokus”, ADCT (Shoqata për Zhvillimin e Turizmit Kulturor), Boshnjaku Art Center, të cilët me mbështetjen e institucioneve të kulturës: MTKRS (Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve), MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencës), MIST (Memorial Internacional School of Tirana), MHK (Muzeu Historik Kombëtar) dhe me mbështetjen financiare të Digitalb, krijuan kushtet e favorshme që kjo ide të realizohej.