E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droge dhe municion, zbulohet grupi

BERAT- Nje operacion i Antidroges se Beratit ka cuar ne pranga shperndaresin e dyshuar dhe nje tjeter u shpall ne kerkim. Burime zyrtare bene me dije se kontrollet u kryen ne lagjen "Uznove" rreth mesnates, ndersa u ndalua Elis Arbi 24 vjec. Policia fillimisht ushtroi nje kontroll fizik ndaj 24-vjecarit, te cilit i gjeti 3.95 grame kanabis sativa. Po gjate kontrollit te bere ne banese, u gjeten dhe 13 fisheke model 56. I dyshuari deshmoi se ishte thjesht perdorues dhe jo shperndares, ndersa akuzohet edhe per "mbajtje pa leje te municioneve luftarake". Po dje ekspertet e antidroges deklaruan shpalljen ne kerkim te Esmeraldo Ahmetaj, 22 vjec, banues ne lagjen "30 Vjetori" ne kete qytet. Policia tha se Ahmetaj dyshohet se i ka shitur nje te riu lende narkotike, nderkohe qe gjate nje kontrolli te bere ne banese u bllokua ne cilesine e proves materiale 87 grame lende narkotike kanabis statika, si dhe nje ndezes granate dhe dy fisheke. Policia tha se shpalli ne kerkim te riun, i cili akuzohet per vepren penale te "shperndarjes se lendeve narkotike".

E.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›