E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, grate perleshen per gardhin, burri tregon fuqine

Grindja mes dy grave fqinje ka degjeneruar deri ne perdorimin e dhunes nga burri i njeres prej tyre. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Velmish te komunes Strum te Fierit, kurse shkaku i sherrit eshte bere shtyrja e nje gardhi, ne arat e familjeve. Ngjarja eshte hetuar nga policia dhe deshmia e te demtuares ka arritur deri ne akuzen e perdhunimit. Burime policore thane se Lumturi Tabaku, ka qene duke punuar ne tokat e saj duke rregulluar gardhin ndares. Komshia e saj, Margarita Gjylaj, ka shkuar atje duke debatuar, ndersa Lumturia ka thirrur edhe bashkeshortin, Agimin dhe te atin e saj. Ne debat e siper, 40 vjecari ka nisur te godase Margariten me grushte e shkelma, ne te gjithe trupin. Bashkefshataret kane nderhyre duke shmangur pasojat tragjike dhe derguar ne spital te demtuaren, burri i te ciles eshte emigrant ne Greqi. E demtuara ka deklaruar se Agimi e kishte perdhunuar dhe me pas keqtrajtuar, nderkohe qe nuk ka munguar edhe denoncimi nga pala tjeter per dhune fizike. Tabaku ndiqet ne gjendje te lire, per "plagosje te lehte", ndersa po verifikohet akuza e perdhunimit.

Xh.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›