E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Duam vizat por, BE gati prozhektoret nga ne”

Shqiperia eshte nen monitorim te rrepte te Bashkimit Evropian per procesin e liberalizimit te vizave. Si nje proces i cili pritet te realizohet ne vjeshten e ketij viti per vendin tone, kryeministri Sali Berisha, lajmeroi dje se prozhektoret do te drejtohen drejt nesh, ndaj ai kerkoi domosdoshmerine e njohjes se gjithe shqiptareve me kete proces. “Do te hiqen vizat, por pyetja e tyre eshte si do reagojne qytetaret shqiptare. Per kete, eshte bere nje fushate promovuese, gjykoj shume e mire, por eshte e domosdoshme qe kjo fushate te jete me intensive”, tha kryeministri. Sipas tij, duhet te behet cdo gje, qe momenti i vendimit te pritet me dinjitet nga shqiptaret. Ne kete kuader, kryeministri sqaroi se te gjithe duhet ta dine, se ne menyre absolute, ne vendet e Bashkimit Evropian, pas liberalizimit te vizave, nuk mund te qendrohet me shume se 90 dite. “Bazuar edhe ne strategjine e trajtimit te te rikthyerve, pasi ne menyre absolute cdokush do te rikthehet, pertej 90 diteve nuk do te mund te qendroje ne asnje vend, ne duhet te pergatisim me tej te gjitha kapacitetet. Kjo strategji, qe ne nje fare menyre u personalizua me shqiptaret, duhet te jete funksionale per cdo rast, ndonese kam besim te plote qe me kete promovim qe po behet dhe fushate mediatike shume te qarte nuk do te kete probleme dhe nuk do te mund te krijohen probleme”, tha Berisha. Fushate qe sipas tij, duhet te nise menjehere, qe per vendin tone, te mos kete probleme me migrimin me vize dhe tendencen per te mos u kthyer ne atdhe, por te qendrohet ne menyre te jashteligjshme ne vendet e Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›