E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Me shume angazhim te Bashkimit per Mesdheun

Shqiperia do te shtoje angazhimin e saj per nismen rajonale Bashkimi per Mesdheun. Ky mesazh i eshte percjelle Sekretarit te Pergjithshem te kesaj nisme Ahmad Masa`deh nga Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtem, Ilir Meta, gjate nje takimi te zhvilluar dje ne Spanje. Kreu i diplomacise shqiptare ka vizituar dhe seline e Sekretariatit te Pergjithshem te Bashkimit per Mesdheun, ne Barcelone, ku ka premtuar ndihme konkrete nga Shqiperia per kete institucion. Kreu i diplomacise shqiptare eshte ndalur ne rolin e ketij institucioni duke vleresuar ndikimin qe jep ne rajonin e Mesdheut. Gjate vizites se tij ne Barcelone, Meta ka zhvilluar dhe nje takim te vecante me Zevendespresidentin e Parlamentit te Katalonjes Lluis Corominas. Pavaresia e Kosoves ka qene ceshtja kryesore e diskutuar mes Metes dhe Corominas. Corominas ka theksuar se pas marrjes se vendimit te GJND-se partia e tij do te perpiqet te ndikoje pozitivisht mbi qeverine qendrore per te modifikuar qendrimin e deritanishem ndaj njohjes se pavaresise se Kosoves.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›