Dubai dëshiron të jetë nikoqir i selisë së OKB-së
Dubai ka njoftuar sot se ka ofruar që të jetë nikoqir i selisë së OKB-së, nëse kjo organizatë dëshiron të largohet nga New Yorku, shenjë kjo se ambiciet e këtij emirati në Gji mbesin të mëdha, përkundër problemeve financiare me të cilat po përballet aktualisht.
“Qeveria e Dubait është plotësisht e përgatitur që të jetë nikoqire e selisë së OKB-së në territorin e vet, nëse merret vendimi zyrtar për t’u zhvendosur nga New Yorkut, njoftoi me anë të një kumtese qeveria e Dubait.
Oferta e Dubait pasoi vetëm një ditë pas publikimit të artikullit të një akademiku në revistën Forbes, i cili kërkoi nga OKB-ja që të vendoset në Dubai.
Dubai, i cili ka joshur vëmendjen me projektet ekstravagante në territorin e vet, që nga fundi i vitit të kaluar po përballet me një krizë të rëndë financiare, e cila ndikoi që të ndalën apo të zvarritet kompletimi i shumë projekteve të mëdha.
Më herët këtë muaj, në Dubai u inaugurua ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa.