Dubai, po ndërtohet plazhi i parë me rërë të ftohtë
Ka nga ata që për festat e fundvitit kërkojnë atmosfera ekzotike dhe diellin e nxehtë të vendeve tropikale, për ta harruar sadopak klimën e ftohtë të dimrit; ka të tjerë që preferojnë dëborën e cila ka mbuluar malet. Dihet që miliarderët janë shumë njerëz të vështirë e me pretendime të mëdha. Në Dubai, Donatela Versaçe ka vendosur t‘u ofrojë pasanikëve të dyja preferencat (borën dhe diellin) dhe të përmbushë kapriçiot e atyre që janë në kërkim të së pamundurës. Në vendin e çudirave, në Dubai, do të ndërtohet plazhi i parë në botë me rërë të bardhë e të ftohtë, me qëllim që vizitorët të ecin këmbëzbathur, edhe kur dielli të "përvëlon". Në këtë mënyrë, ata nuk do të vrapojnë për të arritur në det.
Natyrisht që nuk do të jetë një plazh i zakonshëm për të gjitha shtresat shoqërore, por gjithsesi është një mendim vërtet gjenial. Kush dëshiron ta provojë, duhet të presë deri vitin e ardhshëm.
"Pallati i Versaçes", i cili do të jetë edhe një prej hoteleve më luksoze të Dubait, është pronë e stilistes së famshme italiane, Donatela Versaçe, e cila ka vendosur t‘u ofrojë klientëve të saj miliarderë një mundësi më shumë unike se sa të rrallë: të bëjnë banja dielli dhe të shëtisin këmbëzbathur në plazhin e adaptuar me një sistem ftohjeje. Nën rërën e plazhit, që do të jetë pak metra larg hotelit, do të instalohet një sistem superteknologjik me ventilatorë gjigantë, i cili do ta ftohë sipërfaqen e rërës dhe falë kësaj të ftuarit mund të shijojnë diellin e Dubait, pa u shqetësuar për temperaturat e larta, që gjatë verës arrijnë edhe 50°C. Plazhi do të inaugurohet në fund të vitit 2009, ose në fillim të 2010-ës.
Luks dhe komfort
Në Australi ekziston një hotel i ngjashëm, që quhet "Pallati Versaçe" dhe është pronë e firmës së famshme italiane. Bëhet fjalë për një hotel luksoz, që ka pritur VIP-a dhe personazhe të famshëm hollivudianë, mes tyre Kate Hudson dhe Matthew McConaughey. Por ai që do të "lindë" në Dubai duket se do të jetë një hotel shumë më i rëndësishëm dhe madje duket se do të fitojë konkurrencën mes ndërtesave tipike supershik të qytetit. 213 dhomat e pranishme në këtë hotel gjigant 10-katësh do të kenë brenda një pishinë. Për më tepër, ai që nuk ka mundësi të paguajë luksin e shfrenuar të "Pallatit Versaçe", mund të qëndrojë në një nga 169 apartamentet e hotelit. Drejtuesit e pallatit luksoz kanë planifikuar ndërtimin e 15 hoteleve të tjera si "Pallati Versaçe", në kryeqytetet kryesore ndërkombëtare. Meqenëse në Dubai konkurrenca mes vendeve luksoze është shumë e lartë, grupi Versaçe nuk është shqetësuar për shpenzimet dhe ka vendosur ta çojë në fund projektin ambicioz të plazhit të ftohtë: i gjithë sistemi i ftohjes do të kontrollohet nga një termostat i lidhur me kompjuter. "Pallati Versaçe", së bashku me plazhin e ftohtë, do të jetë hoteli i parë në botë që do të përmendet për këtë mrekulli teknologjike.
Kritikat
Nëse vitin e ardhshëm miliarderët që do të frekuentojnë hotelin, do të jenë të lumtur, sepse nuk do t‘u digjen më këmbët nga temperaturat e larta, ata që shqetësohen më shumë për momentin janë ekologjistët. Sipas ambientalistëve, sistemi i ftohjes së plazhit është jashtëzakonisht ndotës, sepse përhap në atmosferë substanca të dëmshme. Këtë e konfirmon Rachel Noble, përkrahës i turizmit dhe pjesëtar i "Tourism Concern", shoqata britanike që nxit turizmin ekologjik dhe etik. Sipas tij, plazhi do të kontribuojë në rritjen e ngrohjes klimatike, ku efektet më negative do të bien pikërisht mbi njerëzit e varfër. "Dubai është si një botë më vete", pohon ekologjisti për gazetën britanike "Times". "Këtu injorohen të gjitha gjërat që shqetësojnë njerëzit e varfër. Në Dubai miliarderët vazhdojnë të zhvillojnë një mënyrë jetese negative dhe pa të ardhme". Shifrat flasin qartë: në qendrën ekonomike të Emirateve Arabe, rreth 60 për qind e energjisë përdoret nga sistemet e ajrit të kondicionuar dhe çdo njeri që jeton këtu prodhon mesatarisht më shumë se 44 tonë CO2 (dioksid karboni) në vit. Por presidenti i "Pallatit Versaçe", Soheil Abedian, duket se nuk po ua vë shumë veshin kritikave të ekologjistëve. Sipas presidentit të hotelit, kur të përfundojë projekti nuk do të jetë aspak i dëmshëm për ambientin. "Do t‘i heqin nxehtësinë rërës për ta bërë më të freskët, me qëllim që njerëzit edhe të mund të shtrihen mbi të. Ky është luksi që dëshirojnë të pasurit", thotë ai.
Nën rërën e plazhit, që do të jetë pak metra larg hotelit, do të instalohet një sistem superteknologjik me ventilatorë gjigantë, i cili do ta ftohë sipërfaqen e rërës dhe falë kësaj të ftuarit mund të shijojnë diellin e Dubait, pa u shqetësuar për temperaturat e larta, që gjatë verës arrijnë edhe 50°C
213 dhomat e pranishme në këtë hotel gjigant 10-katësh do të kenë brenda një pishinë
Meqenëse në Dubai konkurrenca mes vendeve luksoze është shumë e lartë, grupi Versaçe nuk është shqetësuar për shpenzimet dhe ka vendosur ta çojë në fund projektin ambicioz të plazhit të ftohtë: i gjithë sistemi i ftohjes do të kontrollohet nga një termostat i lidhur me kompjuter