E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dublimet në rregjistra,pengesë për paisjen me kartat e identitetit

Dublimet e emrave në rregjistrin kombëtar, janë bërë pengesë për aplikimin e kartave të identitetit. Zyrat e gjendeve civile, po përballen me një tjetër problem të këtij procesi, pasi shumë qytetarëve u refuzohet aplikimi pikërisht për këtë fakt. Kryetarja e njësisë bashkiake numër një në Tiranë,Lindita Nikolla, shprehet se vetëm në zyrën e saj kthehen në ditë rreth 20 familje për shkak të dublimeve. Kreu i njësisë bashkiake numër një shpreh gjithashtu shqetësimin, se në sistemin elektronik të të dhënave, ka mjaft gabime dhe pasaktësi, në emërtimin e fshatrave, qyteteve etj. Nikolla thotë se edhe për këtë problem Ministria e Brendshme nuk ka dërguar ndonjë udhëzim sesi do të procedohet. Zyrat e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti vijojnë ndërkaq të punojnë me aplikimet. Ajo që të bie në sy ëhstë ngarkesa e madhe e punës dhe rradhët e gjata pranë tyre. Edhe pse këto zyra punojnë 12 orë në ditë, e kanë të pamundur të shmangin fluksin e madh të njerëzve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›