Rama:SHBA,leksion Shqipërisë për bashkim

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama,në një konferencë për shtyp u shpreh për betimin e Presidentit Obama ditën e djeshme. Sipas Ramës me zgjedhjen e Obamës si president SHBA-ja i dha një leksion Shqipërisë për bashkimin e njerëzve dhe ndryshimet që ndodhën në SHBA, duhet të vijnë edhe në Shqipëri në mënyrë që qytetari të ketë një qeverisje të mirë. Krizën s'mund ta fsheh propaganda qeveritare dhe institucionet tona janë në krizë ndërsa varfëria është ulur këmbëkryq në të gjithë vendin për shkak të politikës së keqqeverisjes u shpreh Rama.