Gjendet në det gomonia e zhdukur

Është gjetur pas shumë kërkimesh gomonia e zhdukur me tre persona në bord e cila u raportua e zhdukur mesditën e djeshme. Sipas kapitenerisë së Shëngjinit gomonia është gjetur në ujërat mes Malit të Zi dhe Kroacisë. Sipas peshkatarëve largimi i gomones ka ndodhur për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit.Gomonia me tre peshkatarë ishte nisur nga Vlora dhe mendohej të ishte në det të hapur përballë brigjeve malazeze. Alarmi është dhënë nga një person në gomone dhe policia nisi operacionet e kërkimit përgjatë gjithë bregdetit. Në gomone ndodheshin 43-vjeçari Romeo Purizo dhe dy shokët e tij, Sotir dhe Niko Golaj.