E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanje ETA shtrin doren per bashkepunim

Levizja separatiste baske ka shpallur armepushimin duke deklaruar se nuk do te ndermarre me asnje veprim ushtarak

ETA nuk ka ndermend te ndermarre me veprime te armatosura per arritjen e pavaresise nga Spanja. Keshtu deklarojne ne nje video te transmetuar ekskluzivisht nga BBC disa anetare te grupit bask me fytyren e mbuluar teresisht. Aty separatistet baske shpjegojne se e kane marre kete vendim disa muaj me pare dhe se do te behen pjese e nje procesi demokratik qe mund ti coje tek objektivi i tyre ne menyre paqesore. Ne videon qe faqja e internetit BBC pranon se e ka siguruar ne menyre ekskluzive eksponente te grupit separatist bask thone se nuk do te kryejne me sulme te armatosura. Po sipas BBC nuk eshte e qarte nese ky premtim ku shfaqen tre persona me kapuce ne koke dhe stemen e organizates se armatosur pas kraheve eshte i perkohshem apo i perhershem. Ky lajmerim pason kerkesen e krahut politik te ETA-s Batasuna-s per nje armepushim te perhershem. Ne video ETA i kerkon per here te pare komunitetit nderkombetar te marre pjese ne negociata per te gjetur nje zgjidhje te drejte dhe demokratike per kete konflikt politik shekullor. Lajmi per armepushimin e ETA-s u botua nga e perditshmja spanjolle ne gjuhen baske Gara. Por per kete lajm nuk pati asnje koment nga Ministria Brendshme e Madridit. Eta kishte deklaruar edhe me pare ne mars te vitit 2006 per nje armepushim te perhershem oferte kjo qe nuk u pranua nga Kryeministri Josegrave Luis Zapatero pas shperthimit te nje bombe ne aeroportin e Madridit ku u vrane dy emigrante ekuadoriane. Dhuna e separatisteve baske per nje periudhe rreth 40-vjecare ka provokuar vdekjen e rreth 850 personave. Grupi bask fuqia e te cilit se fundi ishte zbehur per shkak te arrestimeve te shumta te anetareve te tij dhe sekuestrimit te armeve nuk ka realizuar sulme te medha per me shume se nje vit. ETA konsiderohet si grup terrorist nga Bashkimi Europian dhe SHBA-te. Ajo vepron kryesisht ne Spanje dhe ne Jug te Frances. Qeveria e Zapateros ka deklaruar gjithmone se do te negocionte me ETA-n vetem nese ajo do te hiqte dore nga lufta e armatosur. ETA eshte levizja separatiste baske qe kerkon shkeputjen nga Spanja dhe krijimin e nje shteti bask. Ne te vertete perpjekjet per shkeputje nga Madridi ne rajonin bask jane dominuar nga ndarje te thella politike dhe te shprehura mjaft qarte midis spektrave te ndryshem politike. Rritja dhe forcimi i grupit separatist ETA ka prekur jo vetem zhvillimet ne rajonin bask por edhe ne te gjithe Spanjen. Ne fushaten per nje shtet bask te pavarur ETA ka marre pergjegjesine per vdekjet e me shume se 850 njerezve. Ajo fillimisht u shfaq si levizje e te rinjve qe i bente rezistence diktatures fashiste te Frankos. Me pas edhe pas regjimit te Frankos ETA vazhdoi aktivitetin e saj. Nje pushim zjarri me i fundit i thirrur nga ETA ne mars 2006 u pasua nga nje sulm me bomba i tyre ne dhjetor te po atij viti ne aeroportin e Madridit. Kjo beri qe qeveria te ndaloje bisedimet me ETA-n. Zjarrpushimi pushoi serish se funksionari. Rajoni bask ose sic njihet ne gjuhen baske Euskal Herria eshte nje rajon historik ne malet e Pireneut Perendimor qe shtrihet ne Spanje dhe France e deri ne gjirin e Biskajes. Ai eshte nje prej rajoneve me te zhvilluara ekonomikisht ne Spanje.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›