E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duckallari: Masa urgjente per zonat e bllokuara nga debora

Partia Demokracia Sociale kritikoi qeverisjen aktuale lidhur me masat e marra prej saj per zonat e bllokuara nga reshjet e debores. Sipas kesaj partie, qeveria duhet te tregohej me e pergjegjshme dhe te merrte masa perpara se nje pjese e mire e popullsise te izolohej si rezultat i reshjeve te debores qe kane rene pergjate ketyre diteve. Per kete arsye, PDS kerkoi marrjen e masave urgjente ne zonat e bllokuara si rezultat i reshjeve te shumta te debores. Gjate nje komunikimi me mediat, sekretari Politik dhe i Marredhenieve me Publikun ne kete parti, Artur Duckallari, deklaroi se, "nisur nga situata emergjente e izolimit nga debora e nje pjese te konsiderueshme te popullsise ne veri te vendit, ne rrethet Tropoje, Kukes, Shkoder, Peshkopi, si dhe te nje sere komunash dhe fshatrash te thelle, PDS kerkon te merren masa urgjente per te nxjerre popullsine e zonave veriore nga izolimi i plote". Madje, po ne kete linje, Duckallari vleresoi faktin se "qeveria nuk duhet te kujtohet te marre masa, kur izolimi nga debora eshte bere fakt i kryer". Nga ana e saj, qeveria ka bere me dije se shtabet e emergjencave se bashku me Ministrine e Brendshme dhe ate te Shendetesise jane ne gatishmeri te plote ne rast te perkeqesimit te metejshem te situates ne keto zona.
O.XH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›