E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, me 101 vota i heq imunitetin Mediut

Rozeta Rapushi

Fatmir Mediu nuk zoteron me imunitetin qe i jep statusi i deputetit. Me nje shumice prej 101 votash, Kuvendi e zhveshi dje ish-ministrin e Mbrojtjes nga mburoja ligjore, duke i hapur rruge keshtu hetimit te tij nga Prokuroria e Pergjithshme per tragjedine e Gerdecit. "Kuvendi vendosi me 101 pro dhenies se autorizimit per procedim penal per deputetin Fatmir Mediu", lexoi ne fund sekretariati qe numeroi votat. Vendimin e lexoi per ironi, kryetari i Grupit parlamentar republikan, Arian Madhi, i cili eshte ne krye te sekretariatit te votimit te fshehte. Kunder heqjes se imunitetit te ish-ministrit votuan vetem 23 deputete. Nje pjese e te cileve ishin deputetet republikane, por dhe disa nga aleatet e djathte. Grupi demokrat vendosi qe te votoje pro heqjes se imunitetit te ish-ministrit te kabinetit, si nje gjest qe tregon vullnetin e maxhorances per te zhveshur nga mbrojtja cdo zyrtar, kur nje kerkese te tille e ben Prokuroria e Pergjithshme. Po keshtu dhe opozita e majte prej kohesh e ka deklaruar voten e saj pro heqjes se imunitetit per ish-ministrin si nje hap drejt hetimeve per zyrtaret qe ishin ne post gjate tragjedise se Gerdecit. 2 deputete vendosen te abstenojne, ndersa dy vota te tjera dolen te pavlefshme. Me nje perllogaritje te thjeshte ne salle dje per te votuar per imunitetin e ish-ministrit ishin jo pak, po 128 deputete te pranishem. Per pasoje, nga dita e sotme, ish ministri Fatmir Mediu do te jete ne procedim penal nga Prokuroria e Pergjithshme. Mediu do te hetohet per tragjedine e Gerdecit, ku me 15 mars shpertheu depoja e demontimit te armeve. Shperthimi shkaktoi 26 viktima dhe mbi 300 persona te tjere u plagosen. Pak me shume se nje muaj pas tragjedise, Prokuroria e Pergjithshme kerkoi nga Kuvendi heqjen e imunitetit per Mediun. Kryeprokurorja Ina Rama dorezoi ne Keshillin per Rregulloren, Imunitetet dhe Mandatet nje raport prej 700 faqesh, ku argumentonte kerkesen e saj per te zhveshur nga imuniteti ish-ministrin. Shqyrtimi i kerkeses vijoi per afro dy muaj ne keshill per shkak te debateve, mungeses se materialeve dhe mungeses per disa kohe te Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. Vetem diten e djeshme, Kuvendi arriti t'i heqe imunitetin ish-ministrit. Gjate tere kesaj periudhe deputetet e opozites akuzuan vazhdimisht mazhorancen se po zvarrit ne menyre te qellimshme proceduren per te mos i hequr imunitetin nje prej ish- ministrave te kabinetit qeveritar. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka kerkuar nderkohe vazhdimisht, miratimin ne Kuvend te nje projektligji per kufizimin e imunitetit per te gjithe zyrtaret. Kjo ne menyre qe te mos perballet me me procedura te tilla. Por dhe zyrtaret te jene pa imunitet para ligjit.

Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›