"Presidenti, dijeni per municionet ne zonen e Gerdecit"
"Prokurori i Pergjithshem, zonja Ina Rama, i ka derguar Kuvendit kerkesen per autorizim per procedim penal ndaj deputetit, zotit Fatmir Mediu. Kerkesa u depozitua ne Kuvend, 45 dite pas ngjarjes se rende te shperthimit te municioneve ne Gerdec (Vore). Megjithese kerkesa kishte mangesi formale dhe te perseritura, Kryetarja e Kuvendit ia dergoi menjehere ate Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Anetaret e Keshillit filluan shqyrtimin e dokumentacionit voluminoz te ardhur. Ne mbledhje u paraqit perpara Keshillit per te dhene shpjegime dhe pergjigjur pyetjeve deputeti Fatmir Mediu. Deputeti Besnik Dervishi si relator i caktuar per opoziten relaton se Prokurori i Pergjithshem, ne kerkesen e tij shprehet: "Ekzistojne te dhena qe perbejne dyshim te arsyeshem qe deputeti Fatmir Mediu ka kryer veprime dhe mosveprime me dashje ne kundershtim me ligjin, qe perbejne mospermbushje te rregullt te detyres se tij, ne cilesine e ministrit te Mbrojtjes. Zoti Fatmir Mediu ka iniciuar hartimin dhe miratimin e disa akteve nenligjore si dhe ka nxjerre disa urdhra ne kundershtim me aktet nenligjore per te realizuar perfitime te padrejta per subjektet qe kryenin demontimin e municioneve luftarake. Gjithashtu, ne te gjithe kete proces, ai ka vepruar duke shmangur plotesisht Shtabin e Pergjithshem. Ish-ministri i Mbrojtjes, zoti Mediu, nuk ka kerkuar te behej nje studim i plote i analizes se kostos per njesi, te municioneve per demontim, e domosdoshme per te verifikuar e vleresuar leverdine ekonomike te ketij proces". Relatori Dervishi thekson se, duke pasur parasysh: Zbatimin me perpikmeri te procedurave te parashikuara ne Rregulloren e Kuvendit; Evitimin dhe shmangien e vonesave te panevojshme ne shqyrtimin e kerkeses se prokurorise dhe te gjithe procesit ne keshill; Vullnetin e deklaruar te te gjithe spektrit politik ne favor te mosperdorimit te imunitetit parlamentar, kur kerkohet hetimi nga organi i prokurorise; Deklarimin e deputetit Fatmir Mediu per te lene imunitetin parlamentar ne sherbim te hetimit te ngjarjes; Materialet e administruara, ku prezumohet se kemi te bejme me veprime ose mosveprime objekt i hetimit penal; Moskrijimin e asnje vonese qe krijon pengesa per kryerjen e veprimeve hetimore te organit te prokurorise. Ngjarja e ndodhur ne Gerdec, konsiderohet mjaft e rende per shkak edhe te perfshirjes dhe autorizimit nga struktura te shtetit.
Relatori Arian Madhi thekson qe ne kerkesen e Prokurorit te Pergjithshem pretendohet se, ne lidhje me ngjarjen e Gerdecit dhe pasojat e saj, ka dyshime te bazuara se deputeti Fatmir MEDIU, ne cilesine e ministrit te Mbrojtjes ka shperdoruar detyren e tij si minister. Nuk konstatohet ndonje forme te inicimit te ketyre praktikave nga ish-ministri Mediu. Strukturat ushtarake ne te gjithe piramiden jane angazhuar me zbatimin e kontrates per sa i perket daljes se municionit nga magazinat, transportit, ruajtjes, si dhe dergimit te mjeteve dhe konteinereve ne Gerdec. Strukturat me te larta drejtuese te Forcave te Armatosura kane inspektuar rajonin e Gerdecit gjate procesit te demontimit dhe e kane vleresuar pozitivisht kete proces. Ministri nuk ka marre asnje njoftim me shkrim apo me goje nga Shtabi i Pergjithshem, Komandat, SHIU, Policia Ushtarake, apo struktura te tjera per ndonje problem si, mosrespektim ligji, urdhri apo rregulli per sa i takon demontimit ne Gerdec. Keshilli gjate shqyrtimit te ceshtjes ne seancat e tij, si dhe ne administrim te dokumentacionit shoqerues, evidentoi se ne asnje rast apo rrethane, nuk ka asnje kontestim nga cilado strukture e Forcave te Armatosura, si ne lidhje me caktimin e rajonit te Gerdecit si vend demontimi, ashtu edhe me faktin e respektimit ose jo te standardeve te sigurise gjate ketij procesi.
Konkluzione
Demontimi dhe shkaterrimi i municioneve te teperta dhe te vjetra ka perbere dhe perben prioritet per Ministrine e Mbrojtjes. Keto municione paraqesin nje kercenim real per sigurine e vendit dhe jeten e njerezve. Shqyrtimi i kerkeses te Prokurorise se Pergjithshme "Per autorizimi per procedim penal ndaj deputetit, zotit Fatmir Mediu" eshte bere me perparesi absolute nga Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin per nje periudhe sa gjysma e kohes se parashikuar nga Rregullorja e Kuvendit, duke respektuar rigorozisht te gjitha kerkesat e saj. Nese nuk do te ishim detyruar, per shkak te mos sjelljes se dokumentacionit shoqerues, te kerkonim dy here dokumentacion shoqerues dhe plotesues (ku vetem heren e dyte u sollen 1500 faqe dokumente), keshilli do te kishte perfunduar shqyrtimin e kerkeses edhe me shpejt.
Mazhoranca ka shprehur ne menyre te perseritur se kjo ngjarje, ku humben jeten 26 persona dhe u plagosen 160 te tjere, duhet hetuar ne menyre te plote, te gjithanshme dhe vecanerisht ne menyre te paanshme.
Nga dokumentacioni i ardhur nga Prokuroria e Pergjithshme me daten 10 qershor 2008, ne tre volume me komunikata te perditshme, rezulton se sasi te medha municionesh nga 100 deri ne 200 tone ne dite transportoheshin per ne Gerdec. Vetem ne muajin shkurt 2008 jane transportuar per ne Gerdec 4880 tone municion predhash, duke krijuar keshtu nje depo gjigante municionesh, pak metra larg shtepive te banimit. Per kete kane pasur dijeni dhe informacion te perditshem nga raportet ditore te Qendres Operacionale te Shtabit te Pergjithshem, Drejtori i SHIU, zevendesministrat e Mbrojtjes, ministri i Mbrojtjes, zevendesshefi i Shtabit te Pergjithshem, shefi i Shtabit te Pergjithshem dhe Presidenti i Republikes.
Ne ndryshim nga Urdhri nr. 550, date 25.4.2007 i ministrit te Mbrojtjes dhe kontrata e pare qe perfundoi pa asnje pasoje, ne kontraten e dyte bie ne sy nderrimi i kalibrit te municioneve per demontim ne predha te kalibrit te madh nga 20 mm deri ne 152 mm
VKM nr. 138, date 14.03.2007, ne kreun IV, pika 4 ka percaktuar se cilat jane strukturat pergjegjese per ceshtje te ndryshme gjate shitjes se municionit per demontim, si dhe per ruajtjen dhe kontrollin e sigurise ne procesin e demontimit.
Deri diten e ngjarjes se 15 marsit 2008, nuk ka pasur asnje njoftim tek ish-ministri i Mbrojtjes, z. Fatmir Mediu, per parregullsi, mungese te zbatimit te rregullave te sigurise apo perfshirjes ne kete proces te njerezve jashte kritereve.
Mazhoranca gjykon se duhet te nxirret cdo pergjegjesi e cilido qofte ne kete tragjedi.
Nga shqyrtimi i gjithe dokumentacionit, Keshilli konstaton se nuk jane shmangur Forcat e Armatosura dhe ky pretendim bie ne kundershtim me dokumentacionin e ardhur pak dite me pare nga Prokuroria e Pergjithshme ku:
Forcat e Armatosura kane propozuar Gerdecin per demontimin e municionit te kalibrit te madh. Forcat e Armatosura kane sugjeruar demontimin e predhave me kaliber te madh si metode prioritare. Autoritetet Ushtarake kane pergatitur urdhrin e ministrit te Mbrojtjes nr. 2044, date 7.12.2007. Forcat e Armatosura kane transportuar ne drejtim te Gerdecit vetem ne muajin shkurt 2008, 4880 tone municion te kalibrit te madh.
Autoritetet Ushtarake urdheruan dergimin e konteniereve per depozitim baruti ne Gerdec.
Ndaj, Keshilli nuk mund te pranoje pretendimin e shmangies se strukturave te Forcave te Armatosura ne kete proces. Nuk mund te behet fjale per shmangie te tyre, por per pergjegjesi te ketyre strukturave cka rezulton ne memot dhe urdhrat me firme dhe me vule, sikurse del qarte nga dokumentacioni i ardhur vetem pak dite me pare nga Prokuroria e Pergjithshme. Ne perfundim te shqyrtimit, Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, duke marre ne konsiderate qendrimin politik te mazhorances dhe opozites, per hetimin e plote, te gjithanshem dhe te paanshem te ngjarjes tragjike te Gerdecit nga institucioni i Prokurorise, qendrimin e perseritur per te miratuar cdo kerkese te prokurorise qe lidhet me dhenien e autorizimit per ndjekje penale ndaj cdo deputeti per vepra penale te korrupsionit apo shperdorimit te detyres, si dhe duke vleresuar dhe mbeshtetur qendrimin publik te deputetit Fatmir Mediu, te shprehur ne menyre te perseritur per te bashkepunuar me organet e drejtesise per zbardhjen e kesaj ceshtjeje, mbeshtetur ne nenin 118, pika 3 e Rregullores se Kuvendit, i rekomandon Kuvendit te Shqiperise te votoje pro dhenies se autorizimit per ndjekje penale ndaj deputetit Fatmir MEDIU. Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i rekomandon Kuvendit te Shqiperise qe te shqyrtoje iniciativen ligjvenese per kufizimin e imunitetit dhe/ose heqjen e tij per te gjithe rastet ku eshte parashikuar".