Tiranë/ Shpërthim në banesë, dy të vdekur

Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimii në një banesë .Ngjarja tragjike ndodhi në Sauk të Tiranës, lagje periferike e kryeqytetit. Si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën Xhevdet Xhebrahimi, kryefamiljari ndërsa vikitima e dytë mendohet se është tekniku i televizorit, Luan Brahja. Të plagosur kanë mbetur Fatbardha e Altin Xhabrahimi, nënë e bir.
Për inspektime në vendngjarje ka mbërritur edhe drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i shoqeruar nga një grup ekspertësh.
Policia po heton dy pista për shkaqet e shpërthimit . E para lidhet me shpërthimin e një bombule gazi. Ndërsa pista e dytë lidhet me shpëthimin e një televizori që kishte defekt.
Drejtori i zjarrëfikeses për Tiranën,Haki Hoxha në një prononcim për "Ora News" tha se forcat zjarrfikëse kanë marrë njoftimin në 09.35 minuta dhe kanë shkuar menjëhere në vendngjarje. Ai tha se zjarrfikësit kanë nxjerre dy viktima nga rrënojat ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur.
Sipas tij, në banesë pati shpërthim, por jo zjarr.
Hoxha saktësoi se kati i dytë i banesës është shkatërruar plotësisht.
Ndërkohë që një nga banoret e lagjes ku ndodhi shpërthimi tha se viktima e dytë është Luan Brahja, që njihet me emrin Llosh. Po ashtu sipas saj viktimë ka mbetur edhe Xhevdet Xhembrahimi. Sipas banores, shpërthimi ishte i fortë, por nuk pati zjarr.