Duel për shëndetësinë
Reforma e shëndetësisë ka qenë në qendër të një debati televiziv, i cili gati u shndërrua në duel mes presidentit amerikan, Barack Obama, dhe republikanëve, të cilët janë kundër planit të tij.
Gjatë debatit që zgjati plot 7 orë, presidenti Obama ka theksuar se qasja e tij ndaj reformës është "absolutisht kritike" për një rimëkëmbje të qëndrueshme ekonomike, megjithëse republikanët kanë kërkuar nga ai që të heqë dorë nga planet e tashme dhe të fillojë me një plan më të reduktuar.
Reforma e propozuar shëndetësore zgjeron mbulimin e përkujdesjes mjekësore edhe për 30 milionë amerikanë të tjerë. Rrjedhimisht, gjatë debatit u diskutuan pikërisht pikat e reformës shëndetësore në të cilat mund të gjendej një mirëkuptim për t’i dhënë të drejtën e sigurimit shëndetësor edhe për më shumë se 30 milionë amerikane, të cilët nuk janë në pozitë që të kenë sigurim shëndetësor si pasojë e faturës financiare tepër të lartë.
Në fund të takimit u duk e pamundur gjetja e një pajtimi dypalësh, kështu që presidenti Obama deklaroi se reforma në shëndetësi do të vazhdojë edhe pa kompromis me republikanët.
"Keni ndonjë plan B"?, e pyeti një reporter presidentin Obama, ndërkaq ky i fundit u përgjigj: "Kam më shumë plane në dispozicion. Si të them, mund të vazhdojmë me reformën, edhe vetëm".