E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të paktën 17 të vrarë në Kabul

Zyrtarët afganë deklaruan të premten se si pasojë e një sulmi vetëvrasës me bombë në qendër të kryeqytetit afgan, Kabul, janë vrarë të paktën 17 persona dhe janë plagosur shumë të tjerë. Sipas raporteve nga vendngjarja, në mesin e të vrarëve ka edhe shtetas të huaj.

Shpërthimi i parë ndodhi në zonën Shar-e-Now, afër një qendre tregtare dhe një hoteli që zakonisht përdoret nga shtetas të huaj.

Policia menjëherë rrethoi zonën, ndërkohë që u njoftua se edhe një ndërtesë e afërt ishte përfshirë nga zjarri.

Ende mbetet e paqartë se cili ishte objektivi i këtij sulmi, si dhe ajo se kush qëndron prapa tij. Është ky sulmi i dytë i madh në Kabul që nga fillimi i këtij viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›