E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Medea" në "Skampa"

Sot mbushen dhjetë vjet të një veprimtarie me konturë ndërkombëtarë në qytetin e Elbasanit. Në orën 18:30 do të hapet sipari i Festivalit të dhjetë Ndërkombëtar të Teatrit Alternativ. Rreth gjashtë trupa të huaja dhe shtatë nga vendi priten të mbushin javën teatrore të këtij festivali. Ndryshe nga vitet e tjera, shfaqja e sotme do të jepet në sheshin "Gensher" të këtij qyteti përballë shikuesve të lirë, konceptim ky i organizatorëve dhe bashkisë, që mbështet këtë takim ndërkombëtar. Aktiviteti do të çelet prej artistëve malazezë me pjesën "Medea" dhe më pas i takon trupës së teatrit organizator të festivalit me pjesën "Pse, pse, pse". Tashmë Festivali i Teatrit Alternativ ka krijuar traditën e vet në qytetin e Elbasanit, ku vlerat e ndërsjella përcjellin përvojën e artistëve shqiptar dhe të huaj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›