E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshja vendimtare

Ndeshja e tretë finale e TechnoMarket Superligës së basketbollit të Kosovës do të jetë vendimtare për Sigal Prishtinën dhe Trepçën.

Në njërën anë, për prishtinasit, fitorja eventuale do të thoshte vetë titulli i pestë rresht i kampionit, derisa mitrovicasve fitorja do t’ua ngjallte shpresat për një mrekulli të mundshme ndaj bardhekaltërve.

Aktualisht, Sigal Prishtina udhëheq me ndeshje 2-0 në serinë finale të play-off-it. Në ndeshjen e parë, kryeqytetasit patën fituar si vendës me rezultat 82:71, kurse në përballjen e dytë, të zhvilluar të enjten në Pejë, sërish patën fituar prishtinasit, kësaj radhe me rezultat 71:58.

Ndeshja e tretë finale do të luhet të dielën në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00.

TechnoMarket Superliga

Finalja e play-offit
E diel Ora
Sigal Prishtina-Trepça 19:00 (2-0)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›