E Shtunë, 31 Tetor 2026

E nisin me humbje

Përfaqësuesja e Kosovës në boks e nisi sezonin e ri në BoxingOne Championship të Euroligës me humbje. Kosovarët u treguan të pafuqishëm ndaj klubit sllovak Galanta, i cili fitoi me rezultat të përgjithshëm 8:6, në meçet e zhvilluara të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Nga shtatë meçet e zhvilluara, që ishin mjaft interesante, sllovakët u treguan më të përgatitur dhe fituan katër, karshi tri të kosovarëve. Burim Hasani, Alban Bermeta dhe Bujar Sejdiu, ishin më të mirë sesa kundërshtarët, derisa Shkëlqim Muja, Liridon Zeqiri, Milot Shabani dhe Erdit Tafhasaj, humbën në meçet e tyre me sllovakët.

Drejtësinë në këto meçe, që zgjatën tre runde nga tre minuta, e ndanë gjyqtarët: Latif Demolli (Kosovë), Gal Tibor (Boxing One), Oseverka Zolyan (Boxing One), Orosz Jozef (Boxing One), Rrustem Konjuhi (Kosovë) dhe Hrabovskj Michal (Galanta - Sllovaki)

Ndërsa, mysafirë specialë ishin Nagj Zolltan – zëvendës president i BoxingOne Championship dhe Andrej Kodka – president i K.B.Galanta. Para meçeve kryesore, u zhvilluan edhe tri para-meçe ndërmjet këtyre dy ekipeve.

BoxingOne Championship

Para-meçe: Rez.
60kg Gjelbrim Isufi (Kosova) – Lukas Forro (Galanta) (1-1)
64kg Durim Thaqi (Kosova) – Orban David (Galanta) (1-1)
91kg Jeton Berisha Kosova – Vigash Andrej (Galanta) (2-0)

Meçet kryesore
57kg Shkëlqim Muja (Kosova) – Ferdinand Lubosh (Galanta) 0-2
60kg Liridon Zeqiri (Kosova) – Vano Tomasj (Galanta) 0-2
64kg Burim Hasani (Kosova) – Renoto Pipo (Galanta) 2-0
69kg Milot Shabani (Kosova) – Babijak Michal (Galanta) 0-2 (ndërp.)
75kg Alban Bermeta (Kosova) – Lakatosh Rene (Galanta) 2-0
81kg Bujar Sejdiu (Kosova) – Ferenc Martinek (Galanta) 2-0
91kg Erdit Tafhasaj (Kosova) – Dirnfeld Sandro (Galanta) 0-2 (ndërp.)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›