E Diel, 1 Nëntor 2026

Duhan dhe alkool gjatë shtatzanisë, foshnjet probleme me frymëmarrjen dhe mushkëritë

Mjekët japin alarmin, 33 foshnje përfunduan në reanimacion vetëm 2 javët e para të këtij viti 
I paraqitur si një problem global, konsumimi i duhanit, alkoolit dhe sëmundjet e shkaktuara nga duhani zënë vend ndër problemet më serioze të shëndetit në botë. Rreth 50-70% e femrave të cilat konsumojnë duhanin vazhdojnë ta konsumojnë atë edhe gjatë shtatzënisë. Mjekët dhe mamitë e maternitetit Mbretëresha Gelardinë në Tiranë, janë të shqetësuar nga numri i lartë i fëmijëve të porsalindur të cilët janë të detyruar të qëndrojnë

në reanimacion, për shkak se nëna që i ka sjell në jetë gjatë muajve të shtatzanisë ka konsumuar duhan dhe alkool. Nga pakujdesia e nënave gjatë muajve të shtatzanisë së tyre në maternitetin Mbretëresha Gelardinë vetëm për 15 ditët e parë të këtij vit janë regjistruar 33 foshnje me probleme të rënda me shëndetin. Sipas mjekëve bebet kryesisht vuajnë nga problemet me mushkritë, frymëmarrja, nga zhvillimi i tyre si dhe shumë sëmundje të tjera. Të gjitha këto faktor kanë detyruar mjekët ti mbajnë fëmijë në reaminacion. Por sipas mjekëve kjo nuk është zgjidhje e mirë pasi, zgjidhja dhe shpëtimi i vetëm për të parandaluar këtë fenomen që po gjen përhapje më të gjerë kohët e fundit është sensibilizimi i nënave, pra kujdesi që duhet të tregojnë ato gjatë shtatzanisë së tyre. Pakujdesia e nënave, po rrezikon jetën e bebeve, kemi një numër të larët të fëmijëve të porsalindur që qëndrojnë në reanimacion dhe kjo vetëm se nënat nuk i kanë kushtuar kujdesin e duhur shtatzanisë së tyre ka pohuar mamia Marjeta Çela. Ky është alarmi që japin mjekët të cilët përballen vitet e fundit me shumë raste me të porsalindura që kanë probleme në shëndet. Sipas të dhënave spitalore vitin e kaluar ka pasur një shifër mjaft të lartë të bebeve që lindin para kohe dhe që kanë probleme me mushkërinë dhe rrugët e frymëmarrjes, por akoma më e lartë kështu si ka vijuar numri i bebeve mendohet të jetë këtë vit.Rrezikshmëria Pirja e Alkoolit, duhanit si dhe pirja e ilaçeve gjatë shtatatzënisë sjell pasoja të rënda te fëmija i porsalindur, madje pasojat për foshnjën fillojnë që në barkuan e nënës. Sipas mjekëve të spitalit Mbretëresha Geraldinë në vitin që lamë pas janë regjistruar të shtruar në reanimacion 850 foshnje të porsalindura të cilat kanë kaluar probleme serioze për jetën. Ndërkaq shifrat vazhdojnë të mbeten alarmante edhe gjatë këtyre ditëve të para të këtij viti që sapo kemi nisur. Të njëjtët mjekë, tregojnë se deri dy ditë më parë janë regjistruar 33 bebet e para me probleme me shëndetin. Foshnjat, të cilat lindin para kohe kanë më shumë rrezik të preken nga sëmundjet e ndryshme. Pediatria në reanimacionin e maternitetit, shpjegon se bebet preken më shumë nga respiratori për shkak se mushkëria e tyre është ende e pazhvilluar plotësisht. Sipas burimeve pranë spitalit në vitin e kaluar ka pasur një shifër prej 850 bebe të cilat kanë hyrë në reanimacion për shkak të komplikacioneve me shëndetin dhe lindjes e parakohshme. Ndërsa për këtë vit janë shënuar rreth 33 raste të shtruar në reanimacion. Sipas mamive të reanimacionit, foshnjat e parakohshme preken edhe nga verdhëza e zakonshme. Shkaqet Përgjegjësinë më të madhe që foshnja të mos lindë me probleme e mban nëna. Sipas mjekëve shkaqet e shfaqjes të sëmundjeve të ndryshme tek foshnjat vijnë se edhe vetë nëna gjatë periudhës së shtatzënisë mund të jetë mbartëse e disa sëmundjeve. Duhet pasur kujdes nëse nëna është me infeksion të lartë gjatë muajve të fundit të shtatzënisë. Në të tilla raste fëmija ka rrezik më të madh të lindë para kohe. Faktor tjetër është edhe mosha e nënës. Në qoftë se nëna që lind ka moshën nën 19 vjeç dhe mbi 30 vjeç ka përqindje më të madhe që fëmija të lind me probleme. Por edhe dozat e ndryshme si ilaçet, drogat, duhani që merr nëna gjatë periudhës së shtatzënisë ndikon negativisht tek bebja. Sipas pediatres nëna duhet të ushqehet rregullisht, të ketë kujdes dhe të mbrohet nga virozat e ndryshme gripale. Nëse është e shëndetshme janë të pakta mundësitë që fëmija të lindë me probleme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›