E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis aplikimi për doktoratura, datat dhe dokumentet

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës bën të ditur se prej datës 18 janar do të nisë aplikimi për shkollën doktorale. Dosja e aplikimeve duhet të dorëzohet pranë departamenteve përkatëse nga data 18.01.2010 deri në datën 30.01.2010, Dosja duhet të përmbajë: Curriculum vitae, kopje e noterizuar e diplomës së nivelit të dytë (DND), ose të diplomës së integruar të nivelit të dytë  (DIND), ose diplomës sipas sistemit të vjetër  apo titullit akademik

 të barasvlershëm të fituar jashtë vendit dhe të njohur  nga organet kompetente. Gjithashtu duhet të jetë e noterizuar edhe diploma SHPU, Master i nivelit të dytë (MND), e shoqëruar me listën e notave, certifikatë lindje me fotografi. Por sipas Universitetit të Tiranës nuk duhet të mungoj dhe vërtetim i qëndrës së banimit, 2 rekomandime (nga një profesor, profesor i asociuar ose docent). Kërkohet gjithashtu dhe dëshmi dhe vërtetime provimesh pasuniversitare si gjuhë e huaj etj. Ndërë të tjera për të aplikuar për doktoratur duhet dhe deklaratë e gatishmërisë së udhëheqësit shkencor për të udhëhequr  kandidatin, deklarate vetjake e studentit për përballimin e shpenzimeve të programit të studimeve të doktoratës, vërtetim i Dekanatit për pranimin e dokumentacionit për aplikim, platforma e Disertacionit,  plani i punës në vite

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›