E Diel, 1 Nëntor 2026

Virusi A/H1N1, 70 persona të prekur vetëm për këtë vit

Gripi i derrit po vijon të prekë shumë persona në vendin tonë. Vetëm për vitin 2010 pra në këto pesëmbëdhjetë ditë kemi rreth 70 persona të infektuar të konfirmuar me gripin e derrit. Ndërsa 2009 u mbyll me një bilanc prej rreth 400 personash të infektuar nga ky virus aktualisht numri ka shkuar në rreth 470 të prekur. Ky është vetëm numri zyrtar, pasi sipas ministrisë së shëndetësisë ky numër është shumë herë më i madh kjo për faktin se në këtë

periudhë janë marrë shumë pak mosta të cilave u janë bërë analizat laboratorike. Viktima e fundit është një 64-vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej një muaji në sanatorium. Ai mbahej me oksigjen në reanimacionin e spitalit Shefqet Ndroqi. Ndërkohë që aktualisht në gjendje të rëndë por stacionarë ndodhen tre persona të infektuar. Pacientët e prekur nga gripi, të cilët kanë shfaqur komplikacione, po marrin terapi intensive pranë pavijoneve të shërbimeve të specializuara në sanatorium, ndërkohë që të tjerë paraqiten për analiza apo konsultë në shërbimet e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ata më pak problematikë mbahen nën vëzhgim në dhomat e shtrimit, të tjerët të cilët shfaqin komplikacione më të rënda, futen në terapi intensive, intubim, oksigjen artificial.

Last Updated on E Shtune, 16 Janar 2010 21:55

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›