Duhani! Ju mund ta lini atë
Epyetur për fushatën e sensibilizimit
kundër duhanit,
që Spitali Amerikan i Tiranës
ka filluar para pak ditësh,
Drejtore e Marrëdhënieve me
Publikun, Ornela Doci, na tërheq
vëmendjen në rradhë të parë në
dëmet e duhanit.
Varësia ndaj duhanit është
helmimi më vdekjeprurës për shoqërinë.
Vdekja vjen si pasojë e sëmundjeve
që shkakton duhani.
Nikotina është përbërësi që
krijon varësinë e personit nga
duhani. Kjo është një subtancë
alkaloide helmues e cila gjendet
në duhan dhe ka veprim helmues
në sistemin nervor autonom
Nikotina gjithashtu përshpejton
rrahjet e zemrës, rrit tensionin
dhe rrit rrezikun për koagulimin
e gjakut.
Katrani, nënkupton mbetjen
e thatë të tymit të duhanit pa
nikotinë.
Gazi i monoksidit të karbonit
që gjendet në tymin e duhanit
ul kapacitetin e gjakut për të
mbajtur oksigjen dhe pengon
transportimin e mjaftueshëm të
oksigjenit në inde. Si pasojë e kësaj
ata që pijnë duhanin gjatë ushtrimeve
fizike lodhen më shpejt.
Sipas të dhënave të Shoqatës
Botërore te Shendetesise (WHO),
në vitin 2006, 4.8 milion persona
kanë vdekur nga sëmundjet
e shkaktuara nga duhani. Ky
numër mendohet të arrijë në 10
milion në vitin 2025. Gjithashtu
cilësohet se nga kjo shifër, 7 milion
përsona i përkasin vëndeve në
zhvillim si vendi ynë dhe 25-30%
e përsonave që nga duhani vdesin
më herët.
• Duhani është shkaku i 35% të
vdekjeve nga kanceri tek mëshkujt
dhe 15% të vdekjeve nga kanceri
tek femrat.
• Duhani është shkaku i 90% të
vdekjeve nga kanceri i mushkërive.
Kanceri i mushkërive zë vëndin
e parë në vdekjet nga kanceri.
Përsonat që pijnë duhan kanë një
rrezik për kancer të mushkërive 20
herë më të madh sesa personat që
nuk e pijnë duhanin.
• Edhe ata që nuk e pijnë
duhanin por janë nën ndikimin
e atyre që e pijnë (duhanpirës pasivë),
kanë një rrezik për kancer të
mushkërive 3 herë më të madh në
krahasim me ata që nuk pijnë.
• Ata që pijnë duhan, përveç
kancerit të mushkërive rrezikojnë
të preken nga kanceri i gojës,
gjuhës, buzës, fytit (laringu),
rrugës së ngrënies (ezofagus),
pankreasit, veshkave, fshikëzës
së urinës, prostatit dhe qafës se
mitrës.
• Gratë që, pavarësisht se nuk
pijnë por janë nën ndikimin e tymit
të duhanit, kanë një rrezik më
të rritur për kancerin e gjirit.
• Duhani është shkaku kryesor
i sëmundjeve të mushkërive dhe të
rrugëve të frymëmarrjes që shfaqën
më vështirësi në frymëmarrje
si p.sh bronkiti kronik dhe emfizema.
Vdekja që shkaktohet nga
këto sëmundje është 40 herë më e
lartë se atyre që nuk pijnë.
• Rreziku i krizës së zemrës
është 3 herë më i lartë tek ata që
pijnë duhan.
• Duhani ndikon në qarkullimin
e gjakut dhe në enët e gjakut.
Më këtë ndikim rritet rreziku për
sëmundjet e enëve të gjakut të
trurit dhe rreziku për t‘u paralizuar.
Duhani shkakton gangrenë
të këmbëve.
• Gratë që pijnë duhan rrezikojnë
të kenë më tëpër aborte të
padëshiruara, lindje të parakohëshmë,
lindje të bebeve më peshë
të vogël dhe infertilitet. Gratë që
përdorin ilace për kontrollin e
shtatëzanise (kontraceptive oral)
dhe pijnë duhan rrezikojnë të
kalojnë krize zemre.
• Duhani shkakton impotencë
tek meshkujt.
• Duhani rrit rrezikun e ulcerës
së stomakut dhe ngadalëson
shërimin e saj.
• Duhani shkakton tharje të
lëkurës, sëmundje të psoriazës
dhe lehtëson formimin e kataraktit
në sy.
Sipas të dhënave, jetëgjatësia e
një personi që pi duhan shkurtohet
deri me 10 vjet, ndërsa vdekjet
mes grupmoshave që pijnë duhan
janë 5 herë më të larta se mes atyre
që nuk e pijnë atë.
Ekspertët thonë se fëmijët janë
më të pa mbrojturit ndaj tymit të
duhanit. Mbajtja e fëmijëve në
mjedise ku pihet duhan mund të
bëhet shkak për sëmundje të tjera
më të rrezikshme. Tymi i lëshuar
nga të tjerët, tek fëmijët, bëhet
shkak për infeksione në gjoks,
bronkit dhe infeksione të veshit
dhe astëm.
Dëmet e duhanit shfaqen pas
një kohë të gjatë. Për këtë arsye
përsonat që pijnë duhan vazhdojnë
të pijnë pa qënë në dijeni
të rrezikut.
Duhani dhe kanceri i mushkërive...
Duhani është shkaku kryesor
dhe që njihet më mirë në etiologjinë
e kancerit të mushkërisë.
• Është vërtetuar se në tymin
e duhanit ndodhen afërsisht
4000 lëndë të rrezikshme, 50 nga
të cilat janë "kancerogjene" (që
shkaktojnë kancer).
• 20% e atyre që pijnë duhan
(një person në çdo pesë veta!)
në një periudhë të jetës së tyre
diagnostikohen me kancer të mushkërisë.
Ata që pijnë një paketë
në ditë kanë një rrezik 13 herë
më të madh për të patur kancer
të mushkërisë në krahasim me ata
që nuk pinë duhan.
• Kohëzgjatja e pirjes së duhanit,
numri i cigareve që pihen
në ditë dhe sasia e katranit që
ndodhet në tymin e duhanit ndikojnë
në zhvillimin e kancerit të
mushkërisë. Nëse lini duhanin
edhe pse në konsumuesit e vjetër
të duhanit rreziku i kancerit
nuk zhduket plotësisht, ky rrezik
ulet për çdo vit që kalon pa pirë
duhan.
• Ata që nuk pijnë, por ndodhen
në ambiente të mbyllura
me ata që pijnë duhan dhe kanë
mbetur për një kohë të gjatë nën
ndikimin e tymit të duhanit (p.sh.
bashkëshortët e personave që pinë
duhan janë pirës pasiv të duhanit)
kanë një rrezik 2 herë më të madh
për kancer të mushkërisë. Për këtë
arsye në vendet e zhvilluara janë
vendosur rregulla të rrepta për ata
që pinë duhan.
• Pirja e duhanit, përveç se
dëmton zemrën dhe enët e gjakut,
shpeshherë dëmton në mënyrë të
pakthyeshme bronket dhe vetë
mushkërinë dhe bëhet shkak për
sëmundje si bronkiti kronik dhe
emfizema që shfaqen me mungesë
në frymëmarrje. Këto sëmundje
ulin në mënyrë të theksuar kapacitetin
e frymëmarrjes dhe të
kryerjes së ushtrimeve fizike të
personit. Kështu që edhe pse i
kapur në fazë të hershme kanceri i
mushkërisë nuk mund të operohet
për këtë arsye.
Fushata falas kundër duhanit
në Spitalin Amerikan…
Pikërisht incidenca e lartë e
sëmundjeve të mushkërive ndër
personat duhanpirës dhe dëmet
serioze që shkakton konsumimi i
duhanit kane qënë shtysa që Spitali
Amerikan i Tiranës në vazhdën
e misionit të tij sensibilizues, me
fushatat falas në ndihmë të grupeve
të ndryshme të pacientëve, t‘i
kushtojë rëndësi të vecantë kontrollit
pneumologjik-kardiologjik
falas për gjithë duhanpirësit mbi
50 vjec. Grupi i mjekëve pneumologë
dhe kardiologë pranë këtij
spitali kanë hartuar një paketë
ekzaminimesh që në fakt kalojnë
koston prej 400 euro/person dhe që
do t‘u ofrohet falas këtij grupi personash
gjatë gjithë muajit dhjetor.
Paketa që mund të konsiderohet
nje check up pneumo-kardiologjik
përfshin
- Vizitë nga mjeku pneumolog
dhe ai kardiolog
- EKG dhe Spirometri (mat
kapacitetin e pulmoneve)
- Skaner i mushkërive dhe i
zemrës
- Konsultë vlerësuese e përfundimeve
të ekzaminimeve
Mjekja radiologe e ketij spitali,
Dr. Iris Allajbeu na shpjegon
se "Përdorimi i Tomografisë së
Kompjuterizuar Multidetektorë
(skaneri-MDCT) është mënyra
më e mirë për të kapur kancerin
e mushkërisë në faza të hershme.
Procedura është e shkurtër, rreth
20 sekonda. Me një kompjuter
të zhvilluar mund të formohen
pamje me tre dimensione dhe
me matjet e detajuara merren të
dhëna për zona të dyshimta të
mushkërisë. Me këtë metodë është
e mundur të diagnostikohet kanceri
i hershëm i mushkërisë në 3%
të personave mbi 40 vjeç që pinë
1 paketë në ditë për më shumë se
10 vjet". Duke patur aparaturën
më të avancuar të skanerit në
vend, CT me 64 detektorë, Spitali
Amerikan ka zgjedhur që në këtë
fundvit të sensibilizojë pacientët
e tij duhanpirës për dëmet e
duhanit dhe tu ofrojë atyre që
dëshirojnë edhe një program të
detajuar për lënien e tij.
kundër duhanit,
që Spitali Amerikan i Tiranës
ka filluar para pak ditësh,
Drejtore e Marrëdhënieve me
Publikun, Ornela Doci, na tërheq
vëmendjen në rradhë të parë në
dëmet e duhanit.
Varësia ndaj duhanit është
helmimi më vdekjeprurës për shoqërinë.
Vdekja vjen si pasojë e sëmundjeve
që shkakton duhani.
Nikotina është përbërësi që
krijon varësinë e personit nga
duhani. Kjo është një subtancë
alkaloide helmues e cila gjendet
në duhan dhe ka veprim helmues
në sistemin nervor autonom
Nikotina gjithashtu përshpejton
rrahjet e zemrës, rrit tensionin
dhe rrit rrezikun për koagulimin
e gjakut.
Katrani, nënkupton mbetjen
e thatë të tymit të duhanit pa
nikotinë.
Gazi i monoksidit të karbonit
që gjendet në tymin e duhanit
ul kapacitetin e gjakut për të
mbajtur oksigjen dhe pengon
transportimin e mjaftueshëm të
oksigjenit në inde. Si pasojë e kësaj
ata që pijnë duhanin gjatë ushtrimeve
fizike lodhen më shpejt.
Sipas të dhënave të Shoqatës
Botërore te Shendetesise (WHO),
në vitin 2006, 4.8 milion persona
kanë vdekur nga sëmundjet
e shkaktuara nga duhani. Ky
numër mendohet të arrijë në 10
milion në vitin 2025. Gjithashtu
cilësohet se nga kjo shifër, 7 milion
përsona i përkasin vëndeve në
zhvillim si vendi ynë dhe 25-30%
e përsonave që nga duhani vdesin
më herët.
• Duhani është shkaku i 35% të
vdekjeve nga kanceri tek mëshkujt
dhe 15% të vdekjeve nga kanceri
tek femrat.
• Duhani është shkaku i 90% të
vdekjeve nga kanceri i mushkërive.
Kanceri i mushkërive zë vëndin
e parë në vdekjet nga kanceri.
Përsonat që pijnë duhan kanë një
rrezik për kancer të mushkërive 20
herë më të madh sesa personat që
nuk e pijnë duhanin.
• Edhe ata që nuk e pijnë
duhanin por janë nën ndikimin
e atyre që e pijnë (duhanpirës pasivë),
kanë një rrezik për kancer të
mushkërive 3 herë më të madh në
krahasim me ata që nuk pijnë.
• Ata që pijnë duhan, përveç
kancerit të mushkërive rrezikojnë
të preken nga kanceri i gojës,
gjuhës, buzës, fytit (laringu),
rrugës së ngrënies (ezofagus),
pankreasit, veshkave, fshikëzës
së urinës, prostatit dhe qafës se
mitrës.
• Gratë që, pavarësisht se nuk
pijnë por janë nën ndikimin e tymit
të duhanit, kanë një rrezik më
të rritur për kancerin e gjirit.
• Duhani është shkaku kryesor
i sëmundjeve të mushkërive dhe të
rrugëve të frymëmarrjes që shfaqën
më vështirësi në frymëmarrje
si p.sh bronkiti kronik dhe emfizema.
Vdekja që shkaktohet nga
këto sëmundje është 40 herë më e
lartë se atyre që nuk pijnë.
• Rreziku i krizës së zemrës
është 3 herë më i lartë tek ata që
pijnë duhan.
• Duhani ndikon në qarkullimin
e gjakut dhe në enët e gjakut.
Më këtë ndikim rritet rreziku për
sëmundjet e enëve të gjakut të
trurit dhe rreziku për t‘u paralizuar.
Duhani shkakton gangrenë
të këmbëve.
• Gratë që pijnë duhan rrezikojnë
të kenë më tëpër aborte të
padëshiruara, lindje të parakohëshmë,
lindje të bebeve më peshë
të vogël dhe infertilitet. Gratë që
përdorin ilace për kontrollin e
shtatëzanise (kontraceptive oral)
dhe pijnë duhan rrezikojnë të
kalojnë krize zemre.
• Duhani shkakton impotencë
tek meshkujt.
• Duhani rrit rrezikun e ulcerës
së stomakut dhe ngadalëson
shërimin e saj.
• Duhani shkakton tharje të
lëkurës, sëmundje të psoriazës
dhe lehtëson formimin e kataraktit
në sy.
Sipas të dhënave, jetëgjatësia e
një personi që pi duhan shkurtohet
deri me 10 vjet, ndërsa vdekjet
mes grupmoshave që pijnë duhan
janë 5 herë më të larta se mes atyre
që nuk e pijnë atë.
Ekspertët thonë se fëmijët janë
më të pa mbrojturit ndaj tymit të
duhanit. Mbajtja e fëmijëve në
mjedise ku pihet duhan mund të
bëhet shkak për sëmundje të tjera
më të rrezikshme. Tymi i lëshuar
nga të tjerët, tek fëmijët, bëhet
shkak për infeksione në gjoks,
bronkit dhe infeksione të veshit
dhe astëm.
Dëmet e duhanit shfaqen pas
një kohë të gjatë. Për këtë arsye
përsonat që pijnë duhan vazhdojnë
të pijnë pa qënë në dijeni
të rrezikut.
Duhani dhe kanceri i mushkërive...
Duhani është shkaku kryesor
dhe që njihet më mirë në etiologjinë
e kancerit të mushkërisë.
• Është vërtetuar se në tymin
e duhanit ndodhen afërsisht
4000 lëndë të rrezikshme, 50 nga
të cilat janë "kancerogjene" (që
shkaktojnë kancer).
• 20% e atyre që pijnë duhan
(një person në çdo pesë veta!)
në një periudhë të jetës së tyre
diagnostikohen me kancer të mushkërisë.
Ata që pijnë një paketë
në ditë kanë një rrezik 13 herë
më të madh për të patur kancer
të mushkërisë në krahasim me ata
që nuk pinë duhan.
• Kohëzgjatja e pirjes së duhanit,
numri i cigareve që pihen
në ditë dhe sasia e katranit që
ndodhet në tymin e duhanit ndikojnë
në zhvillimin e kancerit të
mushkërisë. Nëse lini duhanin
edhe pse në konsumuesit e vjetër
të duhanit rreziku i kancerit
nuk zhduket plotësisht, ky rrezik
ulet për çdo vit që kalon pa pirë
duhan.
• Ata që nuk pijnë, por ndodhen
në ambiente të mbyllura
me ata që pijnë duhan dhe kanë
mbetur për një kohë të gjatë nën
ndikimin e tymit të duhanit (p.sh.
bashkëshortët e personave që pinë
duhan janë pirës pasiv të duhanit)
kanë një rrezik 2 herë më të madh
për kancer të mushkërisë. Për këtë
arsye në vendet e zhvilluara janë
vendosur rregulla të rrepta për ata
që pinë duhan.
• Pirja e duhanit, përveç se
dëmton zemrën dhe enët e gjakut,
shpeshherë dëmton në mënyrë të
pakthyeshme bronket dhe vetë
mushkërinë dhe bëhet shkak për
sëmundje si bronkiti kronik dhe
emfizema që shfaqen me mungesë
në frymëmarrje. Këto sëmundje
ulin në mënyrë të theksuar kapacitetin
e frymëmarrjes dhe të
kryerjes së ushtrimeve fizike të
personit. Kështu që edhe pse i
kapur në fazë të hershme kanceri i
mushkërisë nuk mund të operohet
për këtë arsye.
Fushata falas kundër duhanit
në Spitalin Amerikan…
Pikërisht incidenca e lartë e
sëmundjeve të mushkërive ndër
personat duhanpirës dhe dëmet
serioze që shkakton konsumimi i
duhanit kane qënë shtysa që Spitali
Amerikan i Tiranës në vazhdën
e misionit të tij sensibilizues, me
fushatat falas në ndihmë të grupeve
të ndryshme të pacientëve, t‘i
kushtojë rëndësi të vecantë kontrollit
pneumologjik-kardiologjik
falas për gjithë duhanpirësit mbi
50 vjec. Grupi i mjekëve pneumologë
dhe kardiologë pranë këtij
spitali kanë hartuar një paketë
ekzaminimesh që në fakt kalojnë
koston prej 400 euro/person dhe që
do t‘u ofrohet falas këtij grupi personash
gjatë gjithë muajit dhjetor.
Paketa që mund të konsiderohet
nje check up pneumo-kardiologjik
përfshin
- Vizitë nga mjeku pneumolog
dhe ai kardiolog
- EKG dhe Spirometri (mat
kapacitetin e pulmoneve)
- Skaner i mushkërive dhe i
zemrës
- Konsultë vlerësuese e përfundimeve
të ekzaminimeve
Mjekja radiologe e ketij spitali,
Dr. Iris Allajbeu na shpjegon
se "Përdorimi i Tomografisë së
Kompjuterizuar Multidetektorë
(skaneri-MDCT) është mënyra
më e mirë për të kapur kancerin
e mushkërisë në faza të hershme.
Procedura është e shkurtër, rreth
20 sekonda. Me një kompjuter
të zhvilluar mund të formohen
pamje me tre dimensione dhe
me matjet e detajuara merren të
dhëna për zona të dyshimta të
mushkërisë. Me këtë metodë është
e mundur të diagnostikohet kanceri
i hershëm i mushkërisë në 3%
të personave mbi 40 vjeç që pinë
1 paketë në ditë për më shumë se
10 vjet". Duke patur aparaturën
më të avancuar të skanerit në
vend, CT me 64 detektorë, Spitali
Amerikan ka zgjedhur që në këtë
fundvit të sensibilizojë pacientët
e tij duhanpirës për dëmet e
duhanit dhe tu ofrojë atyre që
dëshirojnë edhe një program të
detajuar për lënien e tij.