Si sheh Jose Saramago
Është një moment me të vërtetë
për t‘u shënuar ai kur Jose Sara
mago, nobelisti portugez i letër
sisë, zakonisht i njohur edhe për
ashpërsinë e karakterit, arrin të çlirohet
dhe relaksohet në një të qeshur. Paradoksi
është se një gjë e tillë ndodh ndërsa ai
flet për vdekjen e tij. Ai qëndron i mbështetur
drejt në kolltukun e tij, në një nga
dhomat e shtëpisë së blerë në vitet e
pasluftës në Lisbonë. Para tij nderet një
tymnajë e dendur, e cila furnizohet
pareshtur nga puroja që i digjet ngadalë
ndër gishta. Pikërisht puroja është një nga
gjërat prej të cilave nuk heq dorë kurrë,
edhe pse dimrin e kaluar u shtrua në spital
për një problem akut me mushkëritë.
"Mjekët e kishin me dy mendje, të më shtronin
apo jo, sepse gjendja ime ishte
shumë e rëndë. Me sa duket, nuk donin
që të mbaheshin mend si spitali ku ndërroi
jetë Jose Saramago", tregon shkrimtari.
Ndërsa rrëfen, i vihet re një kënaqësi në
timbrin e zërit. "Unë jam ateist e nuk beson
në mrekulli, por me mua ndodhi
vërtet një gjë e tillë dimrin e kaluar.
Shanset e mia të shërimit ishin aq të pakta,
saqë të gjithë janë çuditur kur munda
t‘i mbijetoj goditjes së radhës". Saramago
e ka marrë gjithmonë jetën me të qeshur e
me ironi, madje edhe famën, e cila i erdhi
vonë. Fillimisht ai punonte si mekanik
makinash dhe përpunues metalesh e më
pas vendosi që t‘ia kushtonte forcat dhe
veten letërsisë artistike në moshën 50-
vjeçare. Sapo i kishte mbushur të 60-at kur
u botua romani që do ta bënte të famshëm,
"Memorial of the Convent" (1982).
Ai është një përrallëz e rrëfyer në stilin
barok dhe ka në qendër ngjarje që zhvillohen
gjatë periudhës së Inkuizicionit në
shekullin XVII në Lisbonë. Aty rrëfehet
dashuria mes një ushtari të gjymtuar dhe
një fallxhoreje të re. Në këtë histori bashkëngjitet
edhe ëndrra heretike e një prifti.
Romani është përkthyer në vitin 1988
me titullin "Baltasar dhe Blimunda" dhe
në vitin 1990 është shndërruar në opera.
Suksesi i saj përshpejtoi edhe famën e 15
romaneve të tjerë që pasuan. Ai u shtoi
atyre edhe disa vëllime me tregime, poezi,
pjesë teatrale dhe shënime udhëtimi
nëpër Portugali. Në vitin 1998, komiteti i
çmimit "Nobel" i dhuroi çmimin e famshëm,
duke vlerësuar "parabolat dhe alegoritë,
imagjinatën, ironinë dhe skepticizmin
modern".
Pas disa muajsh të rëndë kaluar në
spital, Saramago u rikthye në shtëpi në
shkurt. Javën e kaluar ai mbushi 86 vjeç
dhe ka rinisur që të përmbushë me shumë
vullnet e këmbëngulje të gjitha pikat e
axhendës së tij të punës, sikur të mos kishte
ndodhur gjë. Filmi "Verbëria", i adoptuar
nga libri i tij i famshëm, del këtë javë në
kinematë e botës. Vetë shkrimtari sapo e
ka parë në Lisbonë. Në libraritë e këtij
qyteti sapo ka dalë romani i tij i fundit,
"Udhëtimi i Elefantit". Gjatë dhjetorit i
duhet të bëjë një udhëtim të gjatë në Brazil,
për të marrë pjesë në një ekspozitë të
hapur për nder të jetës dhe veprave të tij.
Ndër shumë obligime të tjera, shkrimtari
ka edhe atë të kryesimit të fondacionit
"Jose Saramago", qëllimi i të cilit, sipas vetë
fjalëve të novelistit, është "të sjellë një
dinamikë të re në jetën kulturore të Portugalisë".
Por kryesimi i tij është honorifik,
duke qenë se ajo që mundëson veprimtarinë
e fondacionit është bashkëshortja
e tij, tashmë që prej 20 vitesh, Pilar del Rio.
Pilar është një gazetare dhe tani edhe
përkthyesja e veprave të tij në spanjisht.
Gjatë 15 viteve të fundit çifti ka jetuar kryesisht
në shtëpinë e tyre në Lanzarote. Ata
u zhvendosën aty pasi qeveria portugeze,
nën presionin e Vatikanit, nuk nominoi
romanin e tij, "Ungjilli sipas Jezus Krishtit"
(1991), për një çmim të madh të letërsisë
evropiane. Më pas shkrimtari, pikërisht
në lidhje me një sjellje të tillë, kërkoi
një falje publike, falje e cila iu dha. Në librin
e Saramagos, Jezusi, i biri i Jozefit, pati
një marrëdhënie dashurie me Maria Madalenën
dhe sfidon Zotin e etur për pushtet,
që i kërkon vetësakrifikimin. Kur Saramago
provokoi një stuhi të vërtetë në
Portugali vitin që shkoi, duke thënë se
vendi i tij po shndërrohej në një krahinë
të Iberisë së Bashkuar, disa menduan se
vërejtjet e tij ishin motivuar nga inati ndaj
qeverisë portugeze, por vetë shkrimtari
ngulmon se inati i tij ishte ndaj qeverisë
së kohës, kur u mor vendimi ndaj tij e jo
ndaj Portugalisë. Zhvendosja e tij me
banim në Lanzarote shënoi një ndryshim
edhe në prozën e nobelistit. Ngjarjet e librave
që janë shkruar gjatë kësaj periudhe
zhvillohen në vende të paspecifikuara
dhe nuk bazohen shumë, sikundër të
tjerët, në rrënjët e historisë dhe mënyrës
së jetesës portugeze, apo në rrugët e
zhurmshme të Lisbonës. Elementi spekulativ
është bërë më i pranishëm, megjithatë
elementët kryesorë janë alegoria dhe
simbolizmi. Për vetë shkrimtarin, puna e
tij është mundësia e realizimit të së pamundurës.
"Unë i kërkoj lexuesit që të pranojë
një pakt: edhe nëse ideja është absurde,
gjëja më e rëndësishme është të
imagjinosh zhvillimin e saj. Ideja është
pika e nisjes, por zhvillimi është gjithmonë
racional dhe logjik". Për sa i përket
romanit të famshëm, "Verbëria", i cili është
ribotuar sërish dhe ka ridalë në treg këtë
javë, Saramago thotë se ai tregon për brishtësinë
e civilizimit tonë dhe për lehtësinë
e rrënimit të tij. "Me urinë, luftën, shfrytëzimin
e njeriut nga njeriu, jemi në një ferr
të vërtetë. Katastrofa e vërtetë është verbëria
jonë kolektive dhe verbëria është
portretizimi më i dhimbshëm i njerëzimit
në situatën aktuale. Çështja është se kush
ka pushtetin dhe kush nuk e ka. Kush kontrollon
furnizimin me ushqime dhe
shfrytëzon të tjerët", thotë shkrimtari.
"Verbëria" është libri i dytë i autorit i
shndërruar në film, pas "The Stone Raft"
në vitin 2002. Saramago ka hezituar për
një kohë të gjatë për të dhënë lejen e
shndërrimit të librit "Verbëria" në film,
pasi ky libër është shumë delikat. Sipas
vetë fjalëve të tij, është i dhunshëm, që
flet për degradimin social dhe nëse do të
binte në duar të gabuara, do të ishte një
katastrofë. Pas shumë përpjekjesh, filmi
që do të dalë këtë javë konsiderohet nga
vetë shkrimtari "si një arritje". Një tjetër
libër i fundit i suksesshëm i Saramagos, që
ka dalë para disa muajsh, është "Vdekje
me intervale". Sipas Saramagos, ai është
frymëzuar nga ideja se çfarë do të
ndodhte nëse vdekja do të shkonte me
pushime. Kur njerëzit e një vendi të izoluar
nisin që të mos vdesin më, një grup
mafiozësh klandestinë merr situatën në
dorë dhe vendos që të bëjë tregti me këtë
"dhunti" të këtyre njerëzve. Në libër vdekja
përfaqësohet nga një grua, e cila ka
nisur të mos e kryejë mirë punën e saj, pasi
ka rënë në dashuri dhe nuk ia ka ngenë
gjërave të tjera. "Unë nuk e konsideroj librin
si një histori dashurie. Disa njerëz e
konsiderojnë si një rrëfim në të cilin dashuria
triumfon ndaj vdekjes, por për mua
gjithçka është thjesht një iluzion. Kisha ka
tentuar që të gjejë shpjegimin e gjithçkaje
që na rrethon sipas mënyrës së saj dhe
idetë që ajo i ka mbrojtur gjithmonë në
shekuj me dhunë. Kjo është një mungesë
tolerance vrastare. Inkuizicioni dogji të
gjallë njerëz që guxonin të mendonin
ndryshe nga versioni i kishës. Edhe Papa
i ri do që dogma të respektohet dhe të mos
vihet në dyshim. Unë jam kundër kësaj.
Ne duhet gjithmonë të kemi lirinë dhe të
drejtën të vëmë përherë në pikëpyetje
gjithçka", thotë shkrimtari.
Saramago ka lindur në vitin 1922, në
një familje fshatare në Azinhagë, në veri
të Lisbonës. Kur Saramago ishte 2 vjeç,
familja u zhvendos në qytet, ku i ati, Joze,
një artiljer në Luftën e Parë Botërore, gjeti
një punë si polic trafiku dhe nëna e tij nisi
të punonte si pastruese në një familje
borgjeze. Pas grushtit të shtetit të vitit
1926, që rrëzoi nga pushteti republikën,
Antonio de Salazar u ngjit në pushtet me
militantët fashistë të policisë sekrete. Në
një libër me tregime të shkurtra, që pritet
të dalë vitin e ardhshëm, Saramago përshkruan
pikërisht këtë periudhë të vendit
të tij. Në të gjen përshkrime të mënyrës
së jetesës së njerëzve në Lisbonën e viteve
‘30. Kujtimet më të mira të fëmijërisë së tij
atit. Ata jetonin në fshat dhe ai shkonte
shpesh aty për të kaluar muajt e verës.
Gjyshi ishte një rrëfimtar i lindur dhe i tregonte
historira nga më të ndryshmet, të
cilat vunë në punë fantazinë e djaloshit
dhe shërbyen si brumë për shumë vepra
të tij të mëvonshme. Pas vendosjes së
familjes së tij në Lisbonë, vëllai i tij i madh,
Francisko, vdes në moshën 4-vjeçare. Përpjekjet
e shkrimtarit për të gërmuar varrin
e të vëllait 70 vjet më vonë i gjejmë të pasqyruara
edhe në romanin "All the Names".
Duke qenë se familja e tij nuk kishte
mundësi që t‘i financonte kolegjin, Saramago
shkon në një shkollë teknike, prej
së cilës ai diplomohet si mekanik. Ndërkohë
që nisi të ushtronte profesionin, herë
pas here i lejonte vetes të zhytej në lexime
të gjata në libraritë publike të qytetit dhe
madje punoi në një kompani botuesish në
mesin e viteve ‘50. Në këtë periudhë ai
përktheu Tolstoin, Bodlerin dhe Hegelin,
veç të tjerëve, para se të bëhej gazetar. U
bë anëtar i Partisë Ilegale Komuniste në
vitin 1969 dhe për këtë rrezikoi seriozisht
burgun. Pas revolucionit të vitit 1974, kur
qeveria e pasuesit të Salazarit ra, Saramago
u bë zëvendëskryeredaktor i të përditshmes
revolucionare, "Diario de Noticias".
Kjo ishte një periudhë shumë intensive
pune dhe më në fund Partia Komuniste u
ligjërua. Reputacioni i Saramagos ishte ai
i një stalinisti gjatë kësaj periudhe dhe ai
bëri shumë armiq, por pas vitit 1975 e la
punën në gazetë. Në këtë periudhë edhe
Portugalia ishte shndërruar në një vend
shumë më të qetë. Fillimisht nobelisti i
ardhshëm u martua me Ilda Reis, një sekretare,
në vitin 1944. Ata u divorcuan në
vitin 1970. Romani i parë, "The Land of
Sin", doli në dritë në të njëjtin vit kur i lindi
djali i vetëm, Violante, pra në vitin 1947.
Pas një heshtjeje të gjatë ai nisi botimin e
disa poezive dhe pjesëve dramatike. Në
vitin 1976 kaloi një periudhë papunësie
dhe pikërisht atëherë iu dha romaneve.
Libri "The Manual of Painting and Calligraphy",
që doli në dritë pikërisht në këtë
periudhë, ishte një roman autobiografik.
Aty shprehen idetë e tij për dështimin e
revolucionit dhe falë këtij dështimi, që i
mundësoi edhe largimin nga puna, ai iu
dha letërsisë për të mbijetuar. Ajo ishte
opsioni i tij i vetëm. Me librin "Risen from
the Ground", që flet për tri breznitë e familjes
së tij, Samarago nisi linjën e atyre që
konsiderohen si tri romanet e mëdha të
viteve ‘80 në letërsinë portugeze dhe
ndërkohë "shpiku" stilin që sot njihet si
"stili rrjedhës". Edhe pse është ende një
anëtar i Partisë Komuniste, Saramago e
përshkruan veten si një "komunist hormonal".
Inatin më të madh shkrimtari e ka
me kishën që, sipas tij, ka bërë shumë
gjëra të gabuara. Sipas tij, ai nuk i mbështet
komunistët për ato që kanë bërë, pasi
si ata, ashtu edhe kisha, nuk janë për nga
bëmat larg njëri-tjetrit, por Saramago
mendon se ka të drejtë që të mbështesë
idetë e tij dhe mbi të gjitha është i bindur
se të gjitha ideologjitë dhe fetë janë pak a
shumë njësoj. Megjithatë, në vitin 2003 ai
shkruan se, pavarësisht viteve të gjata të
miqësisë me Fidel Kastron, lideri kuban
"ka humbur besimin tim, ka dëmtuar
shpresat e mia dhe ka tradhtuar ëndrrat e
mia". Po të vëmë re, Saramago nuk
predikon komunizmin në romanet dhe
shkrimet e tij, por ai e përjeton atë më tepër
si një gjendje shpirtërore, filozofike dhe
morale. Në romanin e tij, "The Cave"
(2001), ai rrëfen se fokusi i jetës është zhvendosur
nga katedralet te supermarketet.
Megjithatë, aftësia e tij më e madhe
është të shkruarit me një ndjeshmëri e
realizëm të lartë për njerëzit e thjeshtë dhe
telashet e tyre.
"The Seeing" vendoset në të njëjtin
vend në të cilin ndodhin edhe ngjarjet e
librit "Verbëria", ku pjesa më e madhe e
njerëzve hedhin vota të bardha në shenjë
proteste, gjë që e çon vendin në një gjendje
emergjence. Për Saramagon demokracia
ka nevojë për një rigjenerim të madh,
qëkur pushteti ekonomik vendosi për
pushtetin politik. "Kam shumë dyshime
për demokracinë. Kam shumë dyshime
për këtë lloj demokracie. Pjesëmarrja në
jetën politike nuk është e mjaftueshme.
Njerëzit thirren në votë çdo 4 vjet dhe
ndërkohë qeveria bën atë që do". Ndërkohë,
ai e ka përshëndetur edhe fitoren e
Obamës: "Është një moment i bukur, pasi
miliona vetë janë mobilizuar, përfshi edhe
njerëzit që nuk kanë votuar më parë. Vota
amerikane ishte një lloj revolucioni". Në
romanin e ri, "Udhëtimi i Elefantit", që
konsiderohet si një komedi brilante në
lidhje me budallallëkun e njerëzimit, flitet
për udhëtimin e Solomonit, një elefant
indian, që iu dha Arqidukës Maximiliano
II të Austrisë si dhuratë nga Mbreti John
III. Sipas shkrimtarit, ai është 99% një sajim.
"Unë u magjepsa nga udhëtimi i elefantit
dhe e shndërrova në një metaforë
për jetën. Ne të gjithë e dimë se do të
vdesim, por ajo që nuk dimë janë rrethanat.
Libri është i pasur me humor dhe të
bën për të qeshur gjatë gjithë kohës. Atë e
kam shkruar ndërsa isha shtruar në spital
dhe më kishin hequr shpresën e jetës. Sot
shkrimtari ndihet në formë dhe me shumë
energji për të vazhduar rrugën e tij ende
të gjatë…