Putin: Opozita duhet të dëgjojë zërin e popullit
MOSKË- Vladimir Putini theksoi sot se opozita duhet të pranonte atë çka kishte thënë zëri i popullit duke e zgjedhur si president të Rusisë.
"Themi se pushteti duhet të dëgjojë atë çka thotë zëri i popullit. Gjithashtu opozita duhet ta dëgjojë këtë zë", deklaroi kryeministri rus, i cili u zgjodh në fundjavë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale me rreth 64 për qind të votave.
"Së pari pranuan se shërbyesi juaj kishte marrë më tepër se 50 për qind të votave, pastaj fërkuan kokën dhe vendosën se ishte e tepërt", tha Putini, me shprehjet e zakonshme fyese ndaj kundërshtarëve.
Lidhja e Zgjedhësve, e themeluar nga opozita për të vëzhguar ecurinë e zgjedhjeve presidenciale pas atyre legjislative të diskutuara në muajin dhjetor, deklaroi sot se nuk e njihte rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se rezultati i vërtetë i Putinit ishte 53 për qind.
(ma.ar/BalkanWeb)