E Shtunë, 31 Tetor 2026

7 Marsi, nderohen mësuesit në Korcë e Vlorë

KORCË- 10 personalitete të arsimit dhe shkollës së parë shqipe janë kujtuar me titullin qytetar nderi në Korcë.

Titujt janë caktuar nga bashkia e këtij qyteti me motivacionin “Kontribut në arsim dhe gjuhën shqipe”.

Titulli “Qytetar nderi” u akordua për mësuesit e shkollës së parë shqipe Xhuvi Sharxhi, Jovan Kosturi, Nuci Naci, Orhan Pojani, Alobej Dishnica, Belul Efendiu dhe Diamond Terpo.

Gjatë ceremonisë është promovuar dhe albumi fotografik i Mësonjtores së Parë.

Vlerësimi me të njëjtin motiv dhe për personalitete të arsimit në Vlorë. Ceremonia është organizuar nga bashkia me rastin e 7 marsit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›