E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, 21 të arrestuar për kultivim hashashi

Tiranë- Mbi 80 mijë rrënjë kanabis sativa, 21 të ndaluar, 14 të hetuar në gjendje të lirë dhe 15 të tjerë, persona të shpallur në kërkim. Ky është bilanci i policisë në kuadër të Planit të Veprimit për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë një deklarate për mediat, policia e Shtetit ka bërë të ditur se për një periudhë 7 mujore nga forcat e policisë në kuadër të këtyre operacioneve janë asgjesuar rreth 80.950 rrënjë bimë narkotike cannabis sattiva.

Në hartën e asgjesimeve të bëra janë renditur qarqet kryesore ku janë përqendruar operacionet aktikanabis.

“Në qarkun e Shkodrës janë asgjesuar 45.110 rrënjë bimë narkotike cannabis sattiva; në Gjirokastër, 15225 rrënjë; në Vlorë, asgjesuar 12.004 rrënjë; në Kukës, 3.336 rrënjë; nëDurrës janë asgjesuar 3.094 rrënjë; në Berat janë asgjesuar 1.219 rrënjë; në Fier, 457 rrënjë; në Korçë janë asgjesuar 452 rrënjë dhe në Dibër janë asgjesuar 53 rrënjë bimë narkotike cannabis sattiva”- thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas saj, mësohet se po vazhdon puna për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, pasi në disa raste kultvimi i bimëve narkotike bëhet në zona të shpyllëzuara, pa pronar.

Operacionet e policisë për asgjesimin e bimëve narkotike do të vijojnë dhe në ditët në vazhdim, në zonat tashmë të identifikuara nga policia. Ndërkohë do të vazhdojë puna dhe për identifikimin e sipërfaqeve të tjera të mbjella me bimë narkotike, me qëllim organizimin e operacioneve për asgjesimin e tyre dhe vënien para drejtësisë të autorëve.

Nga strukturat e Policisë së Shtetit i gjithë territori i vendit po monitorohet me helikopter, me synim identifikimin e çdo sipërfaqe të mbjellë me bimë narkotike dhe asgjesimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›