E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhet bërë e qartë që, kazinotë, nuk janë për njerëzit e varfër

Tema e kazinove në Blogun e “Shekulli”-t, është një temë me të vërtetë interesante dhe që ia vlen të diskutohet. Personalisht mendoj se, në çdo vend të botës, të ardhurat nga kazinotë janë të ardhura të konsiderueshme, të cilat e ndihmojnë mjaft buxhetin qeveritar.

Një lexues këtu thoshte dje që, ato salla lojrash duhet të shkatërrohen. Unë mendoj se, pavarësisht se këto lojra mund të shkaktojnë varfërimin e shumë familjeve, nuk mund të shkatërrohen, pasi sjellin të ardhura në “shtet”. Këto lojra nuk janë hapur për njerëzit e varfër, që të shkojnë duke menduar t’ia hedhin hallit, duke fituar në kazino, janë hapur thjesht për njerëzit në “gjendje” të shkojnë dhe zbaviten.

Meqenëse qeveria shqiptare i rivendosi edhe kazinotë e vogla, është mirë që edhe ligjet të ndryshojnë, duke shikuar dëmin që sjellin këto kazino tek familjet shqiptare. Është mirë që secilit t’i bëhet e qartë në një farë mënyrë, që kazinoja nuk është për të fituar, por për të kaluar një kohë zbavitëse.

Lojtarët në këto kazino është mirë të kontrollohen në një farë mënyre. Këtu kam parasysh kazinotë e mëdha, jashtë Shqipërisë, të cilat i kontrollojnë lojtarët nëpërmjet një karte membershipi (membership Card), të cilën e vënë në dispozicion të kazinosë gjatë kohës që luajnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›