Nëse i nevrikosin lajmet me rëndësi botërore, të lexojnë tabloidet!
Lexova opinionin e dikujt që thoshte, mes të tjerash, që, Shqipëria na paska 1001 çështje të tjera më të rëndësishme se çështja e Kosovës (?!).
Sigurisht që, Shqipëria dhe Kosova, kanë halle plot, të krijuara nga politikanët e tyre, që nuk janë në vendin e duhur. Por, shteti shqiptar, ka disa ministri, mes tyre edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, ministritë e tjera le të angazhohen në zgjidhjen e atyre 1001 çështjeve, kurse Ministria e Punëve të Jashtme, do të ishte mirë të angazhohet pak edhe për çështjen e Kosovës, kështu përfiton edhe Shqipëria.
Sa i përket “Shekulli”-t, që shkruan për Kosovën, unë e përgëzoj “Shekulli”-n për informim profesional. Për Kosovën shkruan rregullisht edhe shtypi botëror.
Kisha me ju thënë atyre që bezdisen nga këto, që janë të përciptë, më së paku. Nëse i nevrikosin lajmet me rëndësi ndërkombëtare, lexoni tabloidet!