Edhe dje, edhe sot, mirëqenie mbi fatkeqësinë e tjetrit
Për të vlerësuar një sistem apo lider, së pari duhet t’i referohesh ligjit themelor (Kushtetutës) ku shprehet karakteri i shtetit. Kryesore është që, analizat historike, të bëhen të arsyeshme dhe të bazuara në fakte dhe prova. Unë e kuptoj që, shumë njerëz, kanë nostalgji për periudhën e diktaturës dhe gjen të tjerë sot që i kanë shumë me qejf këto vite që po jetojmë.
Vetëkuptohet, ata kanë arsyet e veta, pasi kanë benefite, kanë jetë më të mirë krahasuar me të tjerët. Të ndërtosh mirësinë tënde mbi fatkeqësinë e të tjerëve, si në këtë sistem, si në atë sistem, është krim.
E thënë troç, jetë më të mirë për disa dikur krijoi harbutëria. Po sot? Edhe sot!
Unë nuk jam racist që të bëj diferencime midis grupeve shoqërore, por i përmbahem parimit universal që, respekti dhe përgjegjësia përpara ligjit, duhet të jetë e barabartë për të gjithë.