E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Duhet bërë referendum...!"

 

Duhet bërë referendumMe pyetjen për çdo shqiptar:"Saliu mos t'gënjejë më, A të vazhdojë si më parë…?"Tetëdhjetë për qind e jonaPatjetër që do votojë:"Të gënjejë sa t'i luj fenëFare, fare mos ndalojë...!"S'kemi një vit apo dyS'heqim dorë dot menjëherëU bënë 17 vite plotQë na ka marrë koka erë.Po la pijaneci pijenEdhe tymin e duhanitAshtu do i lëmë dhe neGënjeshtrat e Babaxhanit.Po s'gënjeu ditë për ditëXha Saliu me gojë të tijNe s'na zë dot gjum'i natësBurra, gra edhe fëmijë.Ai është kish'e xhamiËshtë prifti dhe imamiËshtë teqeja dhe altariËshtë Bibla, është Kur`ani.Ai është dollap'i bukësAi është frigoriferiËshtë libreza e kursimitTi marrë të keqen Enveri!Gënjeshtrat e tij të thataNe i hamë si plaza fiku.Një ditë veç të na mungojnëSëmuremi o lum miku!Sikur të ndërrojë mendjeE të thot` një të vërtetëDo marri veten më qafëDo ta hedh mileti n'det.Armët populli do rrokiDo ta ndezi tym e hi:"Duam të dëgjojmë prapëGënjeshtarin tonë Sali..."."...Seriozisht duke folurPo të zumë edhe një herëGjej një vrimë ku të futeshDo të rrjepim o i mjerë...".Edhe shtoje një çik dozënSe efekt nuk na bën mëNa është bërë truri eshkëE memoria po na lë...Aman, sa na ke gënjyerE sa po gënjen akoma!Përrallat e tua një ditëDo t'i blejmë me tallona.Ca i ke të forta shumëNdaj me akull duhen shuarI ke me aromë si UZONa dehe o i mbaruar...!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›