E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ekologjia e kryeqytetit duket e braktisur nga të gjithë"

Tirana të kujton atë burrin e grindur që rruan përditë fytyrën e parfumosur, por morrat i ka në kokë dhe çorapet i kutërbojnë. Ruajtja e parametrave të domosdoshme të sigurisë, të higjienës dhe të ambientit, duket një gjë e pamundur. Në përgjithësi, ekologjia e Kryeqytetit duket e braktisur, jo vetëm nga politika, por edhe nga intelekti, nga arti, nga kapitali dhe nga institucionet e besimit. Fatkeqësisht mungojnë përpjekjet e faktorëve në vend, për sensibilizimin e popullatës për një jetë të pastër në ambiente njerëzore.

Tirana e ndotur është një faj i të gjithëve. Duket sikur askush nuk shqetësohet për asgjë, edhe kur problemet janë të rëndësishme dhe jetike. Duket sikur komunitetit në përgjithësi i mungojnë reflekset e kundërshtisë. Rrimë thjesht në heshtje, në mosbesim, në pasivitet.

Publiku shqiptar hesht, toleron, nguron, harron, ose e shumta kalon në një murmuritje pakënaqësie që shuhet pa filluar. Heshtja qytetare nga njëra anë dhe krizat politike nga ana tjetër, janë shndërruar në një telenovelë të neveritshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›