E Diel, 1 Nëntor 2026

"Propagandë e shfrenuar që edhe Gebelsi do t'ua kishte zili"

Nuk duhet t'i shmangemi në një farë mënyre debatit të fortë, kur vjen puna për të diskutuar lidhur me prodhimet e helmuara deri më sot të politikës shqiptare. Në të vërtetë unë nuk kam parë ndonjë gjë për të qenë në zhvillimet politike të Shqipërisë gjatë këtyre 20 vjetëve (pas '90-ës).

Gjithmonë janë bërë premtime të bujshme dhe më pas, të gjitha rezultatet negative ose të munguara janë justifikuar me veprimet ose mos veprimet e komunizmit dhe të komunistëve.

Kjo, mendoj, është formula e thjeshtuar e politikanëve shqiptarë dhe për ta bërë të besueshme këtë nyjë gordiane të lidhur me mjeshtëri nga klasat sunduese (plot synime të vjetra dhe të reja) të serbit dhe grekut, i kanë fryrë me anë të një propagande të shfrenuar që edhe Gebelsi do t'ua kishte zili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›