Duhet devotshmëri e sinqertë, jo zgjidhje të çmendura
Lexova në gazetën tuaj se fëmijët e fshatit Kallm të Vogël bëjnë mësim nen avujt e alkoolit e tymit të duhanit. Kjo qenka situata me alarmante që kam dëgjuar ndonjëherë. Ky është superskandal. A e di Ministri i Arsimit këtë gjendje?
E njëjta ndodhi me repartet ushtarake. Në vitet dymijë në repartet ushtarake, kur ende vazhdonte ristrukturimi i ushtrisë, u hapen me qindra lokale brenda ambienteve të reparteve ushtarake. Ushtare e oficere pinin alkool e tymosnin duhan, që në pike të mëngjesit.
Përse të mos shqetësohen pushteti vendor a qeveria, të paret për gjendjen alarmante të mësimdhënies në një klub-shkollë? Vetë komuna, kryetari i komunës duhet të shkonte hallkë më hallkë të pushtetit deri në Ministri të Arsimit për të bere botërisht të njohur faktin, së fëmijët po torturohen që në moshe të njomë, për hir të mësimdhënies në një klub-shkollë. Nuk ka një familje që të afroje ambientet për mësimdhënie? Ku janë “sukseset e reformave”? Ky është projekti i vërtetë demokratik për të dendur me avuj alkooli e duhani, brezin e ri?
Ja pra, pushteti duhet të shkundet nga nepotizmi e klani, nga familjariteti e militantizmi, për t’i shërbyer popullit me devotshmëri e jo me zgjidhje të çmendura.