Po kuptohet se begatia që vjen vetëm për disa, nuk vlen
Besoj se populli shqiptar nuk është me ai i së djeshmes, ai ka ndryshuar, ai po heq narkozën e gjate, që ka pushtuar me friken e saj, mendjet e ndritura të kombit, ai po hap sytë nga errësirat shekullore të së kaluarës, ai kërkon LIRI, BARAZI, DREJTËSI. Këto ligje të shenjta të jetës njerëzore nuk mund t’ia mbyllin gojën shqiptareve me metodën false të frikës.
Populli ynë ka ditur të jetojë nder shekuj edhe me armik me të ndyre së frika. Nuk mund të asgjësohet një popull i tere, sepse mëkatojnë disa koka të pakta në kupolën shtetërore. Edhe naivet po zgjohen nga letargjia dhe mashtrimet që ju janë bere. Ata po kuptojnë, se begatia që vjen vetëm për disa, nuk vlen, u kthehet kokës, ajo kërkon gëzim dhe drite për të gjithë.
Individi i begate dhe i izoluar, brenda guaskës së tij, nuk mund ta gëzojë jetën pa mirësinë e të gjithëve. Ky është fakt.