E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njerëzit që drejtonin trafikun në Gërdec

Nazmi Isufi pranon për “Shekullin” se punonte tek arkat, por ngulmon se kunati i tij nuk kishte lidhje me punësimin në Gërdec

TIRANË- Emri i tij nuk gjendet në asnjë shkresë të sekuestruar në Gërdec, por në Farkë, të gjithë e dinë se Nazmi Isufi ka qenë punonjës i fabrikës së vdekjes. Të parin njeri që pyet të tregon banesën e Nazmiut, një ndërtesë kjo dykatëshe, pranë së cilës ndodhet edhe lokali i tij. Megjithëse mundohet me mish e me shpirt të duket i qetë, jo rrallë burri rreth të 50-ave humbet durimin kur flet për punën që ka kryer në fabrikën e vdekjes. Megjithëse kunat i Rrahman Selmanllarit, ai ngulmon të tregojë se kjo lidhje nuk ka ndikuar në punësimin e tij në Gërdec dhe se atje ai ka shkuar për bukën e gojës.Të thotë se ka punuar tek arkat, ose për të ushqyer qentë e fabrikës, ndërsa urdhrat pohon se i merrte nga Dritan Minxolli. Gjatë intervistës së tij, Nazmi Isufi pohon se ka qenë pjesë e grupit prej 6 vetësh që inventarizonin municionin, por kur e pyet për të tjerët, thotë se nuk mban mend asnjërin prej tyre.

Zoti Nazmi, cili ka qenë roli juaj në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec?

Kam punuar për një periudhë të shkurtër. Fillimisht unë kam punuar tek skrapi në Shkozetdhe pastaj kam shkuar në Gërdec.

Tek kush firmë punonit?

Ka patur një firmë tjetër në Shkozet dhe që aty kam shkuar në fabrikën e Gërdecit. Nuk ia di emrin e firmës, kishte punë dhe unë shkova për të punuar. Pastaj kam shkuar në Gërdec.

E çfarë pune keni bërë ju në fabrikën e Gërdecit?

Çdo punë që të më jepnin.

A mund të na e shpjegoni konkretisht?

Po ja, çfarë pune të kishtebëja. Nuk kisha njëpunë stabël. Atë ditë që ndodhi tragjedia kam qenë me atë djalin e fadromës, Ilirian Malçin. Dolëm nga puna për të pirë kafe, ishte orë 10 e 30 minuta. Iliriani ishte me kanatierë dhe ne dolëm për kafe jashtë kantierit.

Po ju Ilirianin e njihnit më parë?

Rastësisht atë ditë pimë kafe dhe pas kafes u kthyem brenda në fabrikë. Unë jam futur në disa zyra që ne përdornim në fabrikë. Mbaj mend që e kam lutur Filipin, kështu i thoshim Ilirianit, tëluanim një dorë domino, por ai nuk pranoi. Më tha se kishte punë. Sa jam futur unë tek dhoma ku qëndronim, ka filluar shpërthimi i parë. Kam parë flakëndhe menjëherëjam larguar me vrap maleve për të shpëtuardhe ia dola. Për fat nuk pësova gjë, se kam 5 fëmijë për të ushqyer.

Po cila ishte puna juaj konkrete?

Unë nuk kisha një punë stabël, si të thuash nuk merresha me një gjë të vetme. Unë varesha nga Tani. Çfarë do lloj pune që të më jepte ai, bëja.

Sa kohe keni punuar aty?

Nuk kam punuar për shumë kohë.

Po si filluat punë atë?

Rastësisht. Kam qenë duke ikur tek ajo firma e skrapit në Shkozetdhe aty në një lokal dëgjoj se kishte punë në Gërdec. Kështu që unë u interesova, sepse isha pa punë. Aty kam filluar nga muaj shkurt.

Sa paguheshit ju aty?

Më shumë paguheshin shkarkuesit, por maksimumi i rrogës sime ishte400 mijë lekë në muaj.

Po ju konkretisht çfarë pune bënit?

Çfarë të kishte, herë rrija vërdallë, herë punoja tek arkat apo edhe ushqeja qentë, se kishte nja dy qen aty që unë kujdesesha.

Po nga kush i merrnit këto urdhra?

Nga Vangjeli, ai kujdesej për punëtorët. Kuptohet edhe nga Tani që na urdhëronte të bënim punën. Kishte ditë që na thoshte që të iknim në shtëpi, se nuk kishte punë.

Keni punuar tek ngarkimi apo tek çmontimi i predhave, sepse punëtorët këtë punë bënin aty?

Jo. As që e di se si punohej aty, sepse as që jam specialist për këtë punë. Tek predhat ishin të tjerë, tek larjapunonin të tjerë, ndërsa unë punoja tek arkat apo edhe tek pastrimi i vendit të fabrikës.

Po me Muhamet Hoxhën keni punuar? Si e njihnit këtë person?

E kam parë një mjekrosh aty, por ai nuk fliste me ne. Nuk kam bërë ndonjëherë muhabet me të.Unë e di që ai punonte për MEICO-n.

Po Seriani Maçi çfarë pune bënte aty?

Ishte magazinier, por tamam nuk e di se me se merrej.

Ju keni lidhje krushqie me të?

Jo jemi thjesht komshinj.

Po tjetër, kush ka qenë në punë me ju?

Kemi qenë 6 veta, por nuk i mbaj mend emrat. Unë nuk njihja asnjërinprej tyre.

Kur filluat punë, a e dinit që kishte rrezik?

Kur je pa punë, nuk pyet shumë për rrezikun. E rëndësishme ishte që kishim punë. Mua më kanë lutur për t’u siguruar, por unë nuk kam pranuar. Ka qenë Tani ai që më ka lutur për t’u siguruar, por unë nuk kam pranuar. Unë shkoja sa për të marrë ditën e punës. Ndodhte që një ditë shkoja dhe një ditë tjetër jo.

Po pse për ju thuhet se ishit mik i pronarit të firmës?

Unë jo. Asnjë prej pronarëve qëdrejtonin fabrikën në Gërdec, as meMihal Delijorgjin dhe as me Dritan Minxhozin nuk kam lidhje farefisnore dhe asnjë lloj lidhje tjetër. Unë thjesht kam punuar në fabrikë dhe Tanin e kam njohur aty.

Po me Rrahman Selmanllarin keni lidhje?

E vetmja lidhje miqësie që kam unë, është me Rrahmanin, por ai nuk ka pasur asnjë lidhje për punën time aty. Madje ai as që ka ndikuar në punësimin tim. Si i papunë që isha, kam kërkuar punë në fabrikën e Gërdecitsi gjithë të tjerët, jam punësuar aty. Vëllai i gruas time nuk kishte asnjë lidhje me këtë fabrikë.

Ju kanë thirrur në prokurori për të dëshmuar mbi tragjedinë e ndodhur, duke qënë se ju jeni dëshmitar?

Jo. Askush nuk më ka thirrur deri më tani. Por emri im s’ka qenë askund i regjistruar, ndaj s’ka pse të më thërrasin. Por nëse do të më kërkojnë, sigurisht që nuk kam asgjë për të fshehur. Këtë që u thashë juve mund ta dëshmoj edhe në prokurori. Ish-punëtorët identifikojnë anëtarët e grupit që drejtonin në hije fabrikën e vdekjes, duke sfiduar edhe Delijorgjin

"Celula" e mikut të Shkëlzenit në Gërdec

Një grup prej 6 personash, të afërm me Rrahman Selmanllarin. Mes tyre edhe baxhanaku i Berishës

TIRANË- Ata ishin gjashtë dhe vendosnin për çdo ngarkesë municioni që mbërrinte në fabrikën e Gërdecit. Sistemonin arkat me fishekë dhe predha, numëronin ngarkesat e municioneve si dhe jepnin urdhra për çdo lëvizje në fabrikë.Punëtorët e fabrikës së Gërdecit dëshmojnë për gazetën “Shekulli” se pa thënë fjalën e fundit grupi i “mbikëqyrjes”, as edhe një fishek nuk lëvizte nga vendi. Po kush janë këta persona, të cilët nuk e kishin problem të sfidonin edhe Mihal Delijorgjin? Punëtorë të Gërdecit bëjnë me dije se ata ishin njerëz të afërt të Rrahman Selmanllarit, mikut tashmë të njohur të Shkëlzen Berishës. “Ata nuk rezultonin të ishin punonjës të firmës “Albademil”, po kështu nuk punonin as për ndërmarrjen e MEICO-s, por fjala e tyre ishte ligj në fabrikë. Në fillim nuk dihej se kë përfaqësonin, madje në të shumtën e rasteve nuk iu dinim as emrat e vërtetë, sepse gjithmonë prezantoheshin si të huaj, siç në fillim edhe Xhimin ( baxhanakun e Berishës, Muhamet Hoxha) e dinim se ishte amerikan”,-thotë një prej punëtorëve të fabrikës.

Njerëzit e Rrahman Selmanllarit kanë drejtuar në hije fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. Të paktën këtë dëshmojnë punëtorë të kësaj fabrike, sipas të cilës gjatë gjithë kohës që ka funksionuar fabrika e demontimit të armëve ka ekzistuar një grup pune që kontrollonte gjithçka dhe nuk i jepte llogari kërkujt.Tre nga njerëzit e këtij grupi rezultojnë të jenë njerëz të afërt të biznesmenit Rrahman Selmanllari. Pikërisht në këtë grup bënte pjesë edhe baxhanaku i kryeministrit, Muhamet Hoxha, i cili humbi jetën ditën e shpërthimit të fabrikës.

Sipas dëshmive, në kontratën e parë të nënshkruar ndërmjet firmës “Albademil” dhe MEICO,ky grup përbëhej nga tre vetë, ndërsa në kontratën e dytë për demontimin e municioneve të kalibrave të mëdhenj,ky grup është shtuar edhe me tre të tjerë. Nga ajo sa rrëfen një prej drejtuesve të fabrikës së demontimit të armëve, të gjashtë punëtorët punonin për llogari të një firme tjetër, emri i të cilës kurrë nuk është bërë i ditur në këtë fabrikë. “Askush nuk dinte kë përfaqësonin, por ne kishim urdhër edhe nga drejtori i fabrikës, Dritan Minxolli që fjalën e tyre mos ta vinim në diskutim.Zakonisht mbanin shënime arkat që ngarkoheshin dhe shkarkoheshin. Ata mbanin llogari më vete dhe pse këtë punë e bënte për MEICO-n Vath Sula dhe për llogari të firmës “Albademil” Afrim Meta. Askush nuk e dinte për këi mbanin këto evidenca”,- tregon në rrëfimin e tij një nga punonjësit e fabrikës së demontimit të armëve. Sipas dëshmisë së mësipërme thuhet se grupi përbëhej nga Muhamet Hoxha, personi i njohur me emrin Xhimi, Haxhi Mara, Seran Maçi, Nazmi Isufi, Benardi, që njihej si nipi i “shefit” si dhe një mësues me banim në Kombinat. Dy prej pjesëtarëve të këtij grupi, Nazmi Isufi dhe Seran Maçi, rezultojnë të kenë lidhje krushqie me biznesmenin Rrahman Selmanllari, i njohur si mik i djalit të kryeministrit: i pari burri i motrës dhe i dyti një krushk i tij. Emri i Selmanllarit është lakuar si personi i paidentifikuar në takimin e fshehtë me Efraim Diverolin, nëpërmjet një letre të bërë publike pak kohë më parë nga Geri Kokalari.

E-maili i Trebickës për Geri Kokalarin

“Nuk mund të të them se cili është personi i paidentifikuar në takim, pasi është me rrezik. Jam pyetur nga prokurorët shqiptarë për të dhe kam dhënë të gjitha informacionet që di rreth tij. Kjo është gjithçka mund të bëj për momentin. Nëse do të guxoj të pyes vërdallë për të, mund ta fus veten në telash të madh”

Punëtorë të fabrikës kanë dëshmuar për prokurorinë praninë e grupit që nuk varej nga askush

Grupi në hije i Gërdecit u raportua në prokurori

TIRANË- Asnjë prej personave që rezultojnë të jenë pjesëtarë të grupit të “mbikëqyrjes” në fabrikën e Gërdecit nuk janë thirrur nga prokuroria për të dëshmuar mbi rolin e tyre në këtë proces. Megjithëse një dëshmi e tillë, e siguruar nga “Shekulli” është bërë edhe për grupin e hetimit, deri më tani zbulimi i rolit të këtij grupi ka qenë jashtë vëmendjes së organit të akuzës. Ky fakt bëhet me dije jo vetëm nga burime të prokurorisë, por edhe nga vetë të punësuarit që thonë se deri dje nuk kanë patur asnjë thirrje qoftë edhe në cilësinë e dëshmitarit për të dëshmuar mbi atë që ndodhte në Gërdec. Përveç lajmit të vdekjes së baxhanakut të kryeministrit, asgjë tjetër nuk është thënë mbi njeriun misterioz të fabrikës së demontimit të armëve i njohur me emrin Xhimi. Madje, prokuroria duket se nuk ka përfshirë në objektin e hetimit të saj rolin tij dhe për llogari të kujt punonte Muhamet Hoxha. “Ai që ne të gjithë e njihnim si Xhimi ishte pjesë e grupit prej 6 vetësh që kontrollonte punët, por ne nuk dinim se nga kush drejtoheshin”,-thotë një prej punonjësve të fabrikës së demontimit. Madje kjodëshmi ku pasqyrohet saktë puna e përditshme e 6 personave është bërë edhe në grupin e hetimit të tragjedisë së Gërdecit. Të paktë këtë thotë për “Shekullin” një nga përgjegjësit e punëtorëve, dëshminë e të cilit “Shekulli” e disponon të regjistruar. Por megjithëse punëtori ngre hije dyshimi mbi prezencën e një firme të tretë që ka drejtuar në Gërdec, ky fakt është përjashtuar nga hetimi. Asnjë prej personave të mbetur gjallë në këtë tragjedi nuk rezulton të jenë thirrur për të dëshmuar mbi tragjedinë ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›