E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhet harruar ngjarja e keqe, por vetëm kur vjen drita pas saj

Këto ditë, opozita shqiptare bashkë me disa OJF organizuan një proteste paqësore në Tiranë. Unë mora pjesë atje dhe me sa kuptova, qëllimi i kësaj proteste ishte më së shumti human, për të ngritur zërin e për të mbrojtur gjënë më të shtrenjtë të njeriut, të drejtën për të jetuar.

Natyrisht që nuk do përsërisim ato që u thanë në protestë, por doja të bëja një koment për mënyrën si mazhoranca e analizoi protestën.

Zëdhënësi i PD, doli e tha se “opozita po përfiton, po brohorit rroftë vdekja, poshtë qeveria, po përfiton nga viktimat, etj”. Po mirë more çunak i PD, ç’të bëjmë sipas teje?! Të heshtim, apo të themi Rroftë Qeveria, Rroftë Heshtja?!

Edhe z.Patozi doli në Kuvend, duke akuzuar opozitën se kjo që po bën është vetëm përfitim i çastit dhe nuk ju çon gjëkundi. Po mirë z.Patozi, a të çon gjëkundi politika mort-ndjellëse e pushtetit?! Vërtet duhet harruar një ngjarje e keqe, por duhet harruar kur vjen drita pas saj. Në këtë rast, kjo e Gërdecit nuk të bëhet për t’u harruar sepse ende nuk është zbardhur, madje po zhduken dëshmitarët.

Kush thotë së mafien këtu do e mposhti Prokuroria e vetme përballë pushtetit?! Do ta mposhti vetë populli duke mos u fshehur më pas perdes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›