Festa e birres mijera vete e gdhijne deri ne mengjes

Me pjesëmarrjen e mijëra njerëzve është çelur nata e parë e festës së birrës në qytetin e Korçës. Organizatorja e kësaj feste të kthyer në traditë është birra e qytetit Korça dhe në të përfaqësohen të gjitha birrat Made in Albania. Çeljen e mbrëmjes festive që zgjati deri në orët e para të mëngjesit e bëri kryetari i bashkisë në shoqërinë e ambasadores gjermane në Shqipëri.
Birra Korça është birra e parë në Shqipëri që ka filluar prodhimin në vitin 1928 dhe këtë festë e organizon prej 5 vjetësh me praninë e mijëra qytetarëve të Korçës, turistëve të huaj dhe atyre nga gjithë qytetetet e vendit.
“Festa bëhet çdo vit në Korçë. Këtu bëhet shumë bukur. Njerëz ka plot. Është festë shumë e bukur, tradicionale e Korçës”-thotë një qytetare.
“Për Korçën, por mendoj edhe për të gjithë shqiptarët është një festë që ia vlen të vish t’ia kalosh mirë. Është diçka e bukur”-thotë një tjetër.
Vetëm vitin e kaluar në festën e birrës në qytetin e Korçës morrën pjesë 50.000 qytetarë, ndërsa këtë vit ky numër pritet të shënojë rritje gjatë 4 ditëve të zhvillimit të saj.
Jorgjeta Gjançi