E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhet një rritje ekonomike mbi 5-6%

REXHEP MEIDANI

Ditët e fundit, në media është pasqyruar në detaje skema e kategorizimit të pagave dhe e rregullimeve të qeverisë për to. Ndërsa pak kohë më parë hyri në fuqi edhe vendimi i qeverisë për qeveritë, përfshi dhe tonën, po e mbajnë në kufijtë e durimit menaxhimin e një situate të tillë, që më së paku krijon edhe një klimë mosbesimi në marrëdhëniet e biznesit dhe në mënyrën e përdorimit të parasë nga bankat dhe qytetarët. Por është pikërisht krijimi i një klime të tillë që e bën emergjent një riformatim të opozitës ndaj disa raporteve politike – jo nga shqetësimi i ardhjes apo jo në pushtet, por nga krijimi i një faktori të rëndësishëm sigurie në atë që kërkojnë shqiptarët bashkërisht.
Natyrisht që është në rolin dhe detyrën e opozitës të kontestojë, të kërkojë kontrollin e shifrave të privatizimeve të ndryshme, të kërkojë një monitorim të rreptë të buxhetit nga ana e Parlamentit, si dhe të kërkojë transparencë lidhur me atë që konsiderohet si pronë publike. Por të gjithë këta hapa kaq të natyrshëm e humbin kuptimin kur opozita nuk mund të kapërcejë vetveten për çështje madhore që kanë të bëjnë me interesin afatgjatë të shqiptarëve. Do të ishte shumë cinike po të mendonim se opozita kërkon bjerrjen deri në fund të kësaj qeverie me qëllim që ti duket çdo hap kur të vijë në pushtet. Sepse, një funksionim i tillë është dritëshkurtër, ose edhe më keq, është një pështymë që e hedhim lart e më pas na bie neve në fytyrë.
Por le të analizojmë pikërisht këtë frikë të sjelljes së opozitës, e cila të gjitha hapat e drejtë që ka bërë, i ka rrezikuar nga qëndrimet e dyzuara përballë çështjeve me rëndësi kombëtare, në rastet e marrëveshjeve, apo edhe në rastin e fundit, kur u paraqit ajo si dështuesja e miratimit të heqjes së imunitetit. Dhe në fakt, ky debat ndoshta nuk solli asnjë humbje nga mosheqja e imunitetit, se janë shumë pak ata që besojnë se pas kësaj do të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit. Por mënyra se si Berisha e futi Ramën në hullinë e një debati pa rrugëzgjidhje nga opozita, bëri që kjo e fundit të hidhte disa hapa pas përballë publikut, por edhe përballë ndërkombëtarëve. Dhe po të kemi parasysh se Rama është një person që karrierën politike më shumë e ka ndërtuar mbi imazhin publik sesa mbi debate konkrete politike, do të themi se paraqitja që iu bë, si pengues i një prej kushteve të BE-së, do të jetë jo pa ndikime në nisjen e sezonit të ri politik, që përkon edhe me përgatitjet për fushatën e ardhshme elektorale.
Por kjo situatë pa shumë dritë në tunelin e opozitës mund të kthehet në një shqetësim të ri, pasi mund të agravojë qëndrimet e saj ndaj shumë fenomeneve që më pas mund të ndikojnë në përkeqësimin e treguesve të krizës në vend. Dhe frika vjen nga natyra marksiste që përdor PS në disa prej kontestimeve, ku një nga tiparet kryesore të kësaj logjike është denoncimi për hir të shkatërrimit të kundërshtarit dhe jo për të thënë të vërtetat. Dhe opozita e sotme është duke dëshmuar se e ka tipar të brendshëm me këtë sjellje.
Për të krijuar garanci se edhe opozita nuk synon vetëm pushtetin por edhe sigurinë e jetës së gjithsecilit që jeton në këtë vend, duhet më së pari të tregojë se është e aftë të ndryshojë autoportretin e vet politik, të ndërtuar në këto vite më së shumti jashtë apo kundër institucioneve, siç janë pjesëmarrjet në Parlament apo ndërtimi i një debati lidhur me çështjet më të rëndësishme që shqetësojnë shqiptarët.
Një qëndrim të tillë të opozitës duket se Berisha, edhe pse ndoshta nuk e pëlqen për shkak se i vështirëson arritjen e objektivave që i ka caktuar vetes në qeverisje, e ushqen për shkak se e kontrollon më lehtë lëvizjen e kundërshtarit të tij.
Por gjithsesi, pavarësisht asaj që ndodh në përfitimin apo humbjen e njërit apo tjetrit, shqiptarëve u intereson të kenë një opozitë që u garanton siguri me ardhjen e saj në pushtet. Për sa kohë Edi Rama do të tregohet i pazoti për të ndërtuar një fytyrë të tillë sigurie, si dhe një paaftësi për të ndërtuar tryeza politike që të kenë frymë të zërit qytetar dhe jo militant e marksist, opozita do të mbetet në lojën e cic-miceve pa vlerë, duke i lënë terren Berishës që jo vetëm të përfundojë i qetë mandatin aktual, por edhe të mendojë se si mund të mbijetojë për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Dhe në fakt, vetëm dyshimi se PS mund të mos fitojë edhe këtë herë, mund të shkaktojë efekt zinxhir pesimizmi në radhët e opozitës, e cila mund të agravojë qëndrime që do të ndikonin në treguesit e krizës. Ndaj dhe kolaudimi i opozitës mbetet i rëndësishëm për shqiptarët. E për aq kohë sa nuk ndodh një hap i tillë, ne do të kemi një qeverisje të munguar nga ana e opozitës, e cila më shumë sesa ndihmë për sot, është trishtim për nesër.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›