E Diel, 1 Nëntor 2026

Jerzy Popieluszko, martiri antikomunist polak

25-08-2012 / Nga Diana Skrapari

Ne ato vite te errëta te regjimit komunist ne Evropen Lindore, ngrihej lart kulti i individit, kulti i Liderit te madh komunist qe sfidonte edhe vete Zotin. Zoti nuk ekzistonte, Ai ishte ndrydhur ne zemrat e njerëzve liridashes. Zoti nuk i krijoi njerezit që te beheshin skllever te ideologjive vllavrasëse, vetëmohuese, por i krijoi ata qe te donin njeri-tjetrin dhe te ishin qytetare te nje bote te lire. Ate kohe, ish-Presidenti i republikes çeke Vaclav Havel do ta quante si nje periudhe ku shoqeria ishte shpërbërë dhe fjalet miqesi dhe dhembshuri e kishin humbur dimensionin e tyre.
Pikerisht, ne kete periudhe te erret te historise, predikonte ne Kishen Shen Stanislas Kostka ne Poloni, At Jerzy Poieluszko. Ai predikonte kundër atij regjimi qe kishte roberuar vendin e tij, qe ishte perpjekur te mohonte Zotin.
Jerzy Popieluszko lindi ne 14 shtator 1947 ne Okopy afer Suchowola. Ai ishte perkrahes i levizjes sindikaliste “Solidarnosc”, levizje antikomuniste e udhehequr nga Les Valesa. Ai bente predikime antikomuniste, ne te cilat ai i motivonte njerëzit te protestonin. Gjate kohes se ligjit marcial ne Poloni, Kisha Katolike ishte e vetmja force qe mund te predikonte haptazi. Meshat paraqisnin mundësi per tubime publike neper kisha. Predikimet e at Jerzy Popieliuszko ishin transmetuar nga Radio Free Europe dhe ai u be i njohur ne te gjithe Polonine per qendrimin e tij antikomunist. Sherbimet Sekrete polake u perpoqen ta benin te heshtte dhe e kercenuan. Meqenëse keto taktika nuk funksionuan, ata mblodhen prova kunder tij dhe e arrestuan ne 1983. Ata u detyruan ta lironin me nderhyrjen e Kishes katolike dhe e falen me amnisti. Ata planifikuan një aksident automobilistik kunder tij, por ai shpetoi. Sherbimet sekrete polake e rrëmbyen më 19 tetor 1984. Ata e rrahën dhe e vrane At Jerzy Popieluszkon. Trupi i tij i pajete u hodh ne rezervuarin e ujit te Vistules afer Wlaclawek dhe u zbulua ne 30 tetor 1984. Lajmi i vrasjes se tij indinjoi gjithe Polonine dhe vrasesit e tij u denuan me burgim per krim. Me shume se 250000 veta, duke perfshire Les Valesen, morën pjese ne funeralin e tij më 3 nentor 1984. At Jerzy Popieluszko ishte vetem 37 vjeç kur u vra kaq mizorisht. Me gjithe kete vrasje dhe konsekuencat e saj, regjimi komunist ne Poloni vazhdoi deri më 1989. Vrasesit e at Jerzy Popieliuszkos, Kapiten Grzegorz Piotrowski, Leszek Pekala, Waldemar Chmieletrski dhe Kolonel Adam Pietruszka (pergjegjes per dhenien e urdheritper te vrare ate) u burgosen, por u liruan dhe u falën nga nje amnisti. Kjo tregon se urdhri per vrasjen e At Jerzy Popieluszkos erdhi nga lart, nga nomenklatura komuniste polake…
Ne vitin 1997, Kisha Katolike Romake filloi procesin e lumturimit dhe ne vitin 2008, ai mori statusin e Shërbëtorit te Zotit. Më 19 dhjetor 2009, u anuncua se Papa Benedikti xvI kishte aprovuar dekretin e lumturimit te At Popieluszkos. Ai u lumturua ne 16 qershor 2010 ne sheshin Pilsudski ne Varshave.Nena e tij,Marianna Popieluszko, e cila kishte mbushur 100 vjeç disa dite me pare, ishte prezente ne kete ngjarje. At Popieluszko u be anetar i Urdherit te Shqiponjes se Bardhe (Order of White Eagle) post mortem më 2009.
Pikerisht, ishin idetë dhe predikimet e At jerzy Popieluszkos qe triumfuan, dhe jo ato te vrasësve te tij…

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›