E Diel, 1 Nëntor 2026

5 vendet më të pasura në botë në vitin 2050

25-08-2012 / “Global Post”

Nëse ju pëlqen të shikoni brenda mendjeve të super të pasurve të botës, hidhini një sy “Raportit të Pasurisë 2012”. E hartuar nga “Citibank” dhe nga agjencia për konsulencë pronash “Knight Frank”, kjo është një analizë e gjatë e bazuar në intervista me super të pasur (Përkufizim: njerëz me më shumë se 25 milionë dollarë në asete të investueshme). Po, raporti përmban studime me arsyet pse shitjet e jahteve kanë rënë dhe rreth të mirave e të këqijave të blerjes së një ekskluziviteti sportiv. Por, kjo nuk është pjesa më interesante. Studimi parashikon se Singapori - qytet-shteti i vogël i Azisë Juglindore me ngarkesa përkushtimi të Tipit A - do të jetë kombi më i pasur në botë në vitin 2050. Dhe me këtë, ata nënkuptojnë PBB-ja e tij për frymë në paritetin e fuqisë blerëse (Kjo tenton të masë më saktë mesataren e të ardhurave duke marrë parasysh inflacionin, koston e jetesës dhe normat e shkëmbimit). Sipas parashikimit të “Citibank” për vitin 2050, pesë vendet e para bazuar në këtë matje do të jenë: 1. Singapori: 137 710 $, 2. Hong Kongu: 116 639 $, 3. Tajvani: 114 093 $ (Përgëzime për Tajvanin, analistët e “Citibank” mendojnë se ky shtet i vogël do ia dalë deri në 2050-n pa u gëlltitur nga Kina), 4. Koreja e Jugut: 107 752 $, 5. Shtetet e Bashkuara të Amerikës: 100 802 $. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë vendi i vetëm jo-aziatik në listën e pesë shteteve më të pasura të botës por që do të rrëshqasë në vendin e pestë.
Por ka disa pyetje rreth këtyre numrave, të cilët janë të bazuar në analizat vetjake të “Citibank”. Sipas raportit, Singapori është tashmë vendi me PBB-në më të lartë për frymë me një shifër prej më shumë se 56 000 $. Por në këto llogari nuk futet Katari i vogël me pasuritë e mëdha të naftës, që udhëheq rankimet më të shumta me një mesatare prej më shumë se 92 000 $, sipas Bankës Botërore. Dhe këtu nuk përmendet as Luksemburgu super i pasur. Pavarësisht nga kjo, Singapori është vërtet i pasur dhe raporti tregon pse. Në intervistat me “individët me të ardhura të larta neto” përreth globit, Raporti i Pasurisë pyeti super të pasurit për “gjërat e tyre të preferuara”. Indianët u përgjigjën se preferojnë makinat dhe pajisjet, amerikano-latinët preferojnë udhëtimet ndërsa afrikanët ekspeditat e gjuetisë. Po singaporianët jashtëzakonisht të pasur çfarë preferojnë?

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›