E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimi i dyfishtë: Fier, policia injoroi denoncimin e viktimës

Policia në vendin ku ndodhi vrasja në Seman

Dy ditë pas vrasjes së vjehrrit dhe dhëndrit, familjarët e Dhimitër Koçit ngrenë akuzën: Sna vunë veshin.

Flet Leta Koçi, bashkëshortja e Dhimitër Koçit: Pasi më vrau burrin, ish-dhëndri qëlloi mbi mua

Leta Koçi: Ja çfarë biseduan im shoq dhe ish-dhëndri para krimit të dyfishtë.

Bashkëshorti i ka dhënë shpirt në duar dhe teksa përpiqej ti dëgjonte ndonjë rrahje të fundit zemre, i është dashur të shpëtojë edhe jetën e vet. Vetëm 5 metra më tutje, ish-dhëndri Gentian Nushi e kishte vënë nën shënjestrën e çiftes për ta vrarë, ashtu siç bëri me ish-vjehrrin e tij, burrin e saj, Dhimitër Koçi. Atë tmerr që ka parë me sy,
Leta Koçi përpiqet që ta tregojë me gojë gjatë një interviste për gazetën Panorama, edhe pse zëri i saj ishte ngjirur thuajse komplet. Sepse ka thërritur shumë për ndihmë, por edhe ka vajtuar për orë të tëra humbjen e bashkëshortit…

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›