E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhet të ndryshojë Kodi Zgjedhor



Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkoi sërish dje nga Elbasani ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Duke folur në mbledhjen e kryesisë së degës së PR-së së këtij qyteti, ministri i kabinetit qeveritar tha se proporcionali rajonal duhet të kombinohet me proporcional kombëtar. "Për PR-në është e rëndësishme që të ndryshojë Kodi Zgjedhor dhe kjo duhet bërë sa më shpejt. Së pari, në qoftë se do të ketë një ligj proporcional rajonal, duhet shoqëruar me një listë proporcionale kombëtare. Pra, u bë një Kod Zgjedhor, i cili binte ndesh me interesat e pluralizmit shqiptar, për gjykimin tim, dhe jo thjesht me interesa të partive politike të mëdha apo të vogla. PS mori të gjithë atë që dëshironte në konceptin e saj për Kodin Zgjedhor", tha Mediu. Republikanët i kanë kushtuar vëmendje edhe përzgjedhjes së përfaqësuesve të tyre në zgjedhjet e pushtetit vendor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›