E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bëmat" e sportit gjatë kësaj dekade

Megjithe triumfet dhe skandalet qe u shenuan ne dekaden e pare te këtij mijevjecari, Usain Bolt do t’i kujtoje botes se perse sporti eshte ndiqet dhe ekzalton shume njerëz. Atleti Xhamajkan i çuditi te gjithe kur ne Lojrat Olimpike te Pekinit theu te gjitha rekordet boterore. Ne garen e 100 metrave ai regjistroi kohen 9.7 sekonda dhe mori epitetin i biri i eres. Po ashtu, ai theu rekordin e 200 metrave, i cili ishte regjistruar ne vitin e largen 1996 nga Michael Michael Johnson's 1996.

Kjo dekade do te kujtohet edhe per notarin amerikan Michael Phelps dhe sportisten e kërcimit me shkop, rusen Yelena Isinbayeva. Phelps fitoi tete medalje ne Lojrat Olimpike te Pekinit duke regjistruar nje rekord personal, nderkohe Isinbayeva theu rekordin ne sportin e saj, duke kercyar 5.05 metra.

Keto dhjete vite te para kane shenuar edhe disa nga skandalet me te medha te sportit, ku me i spikaturi eshte ai i atletes amerikane Marion Jones, e cila u perfshi ne hetimet e dopingut dhe u detyrua te dorëzonte te treja medaljet olimpike qe ajo kishte fituar ne karrieren e sak. Droga do te ishte pjese edhe e skandaleve te sporteve te tjera. Ne vitin 2006, çiklizmi u trondit, pasi fituesi i Turit te Frances Floyd Landis rezultoi pozitiv ne testet anti-doping dhe iu hoq titulli i turit me te rendesishem.

Edhe Formula 1 nuk i shpetoi skandaleve. Ish-piloti i Renault Nelson Piquet Jr. Zbuloi se si drejtuesit e skuderise se tij e kishin urdhëruar te përplasej ne menyre qe shoku i skuadres Fernando Alonso te fitonte garen. Per kete arsye skuaderia franceze dhe drejtori i saj Flavio Briatore u ndeshkuan nga FIA. Nderkohe ky dhjetvjecar njohu dhe disa prej futbollisteve me te talentuar te botes. Pas Ronaldinjos dhe Rikardo Kakase, i gjithe futbolli eshte përqendruar te argjentinasi Lionel Mesi dhe te rivali i tij me i afert portugezi Kristiano Ronaldo.

Nertan Prifti

< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›