E Diel, 1 Nëntor 2026

Duka: I prekur për humbjen e legjendës së futbollit

FSHF

Menjëherë pas lajmit për largimin e papritur nga jeta të idhullit të madh në futbollin shqiptar, ka reaguar në emër të FSHF-së presidenti Armand Duka. “Thellësisht i prekur nga humbja e papritur e mjeshtrit, gjeniut dhe simbolit të futbollit shqiptar, kërkoj t’i dërgoj familjes, miqve, shokëve dhe të gjithë komunitetit të futbollit, një mesazh ngushëllimi për shuarjen e një njeriu dhe kampioni të madh, theksoi Duka në deklaratën për shtyp. Futbolli shqiptar është në zi. Kontributi dhe vlerat e tij si futbollist, drejtues sportiv dhe njeri, janë të pazëvendësueshme”. Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, të futbollistëve dhe trajnerëve, të komunitetit më të rëndësishëm sportiv në botë, në emër të të gjithë atyre që e kanë njohur dhe janë nxitur nga vlerat e tij, vazhdon më tej presidenti i FSHF-së, “dëshiroj t’i jap bashkëshortes, familjes dhe njerëzve të afërt, ngushëllimet më të sinqerta”. Po ashtu, Duka bëri të ditur se “menjëherë pasi mësuam lajmin e hidhur, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të krijojë një komision për sjelljen e trupit të pajetë të Panajot Panos në atdhe, si edhe për organizimin e ceremonisë së homazheve dhe varrimit të tij”. Më pas, presidenti ka kërkuar solidaritetin e të gjithë komunitetit sportiv për të nderuar një kampion të madh.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›