E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka: “Ju luta avokatit Fani për të bindur Hanin”

Ari Han, në fakt, nuk ishte në listën e 9 kandidaturave të përzgjedhura nga presidenti Duka dhe që iu paraqit Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së në mbledhjen e tij të fillimit të dhjetorit, ku bënin pjesë emra të tillë si Klaudio Xhentile (Itali), Luixhi Simoni (Itali), Valter Zenga (Itali), Horst Koppel (Gjermani), Volfgand Sidka (Gjermani), Vinfried Schafer (Gjermani), Hans Krankl (Austri), Ilie Dimitresku (Rumani) dhe Nazare (Poloni). Por si doli në skenë emri i holandezit Ari Han. Duka jep këtë përgjigje: "A ishte një emër i propozuar nga avokati Skënder Fani? Jo përkundrazi, unë i bëra ofertë atij për ta ndihmuar për të bindur e marrë Hanin. Realisht është kështu. Avokati kishte kohe që e njihte dhe kishte mendim të shkëlqyer për të. Emri i Hanit doli rrugës. E di që ka lojtarë që nuk luajnë as me U-17 dhe U-19 dhe bëhesh më i miri me Kombëtaren për pak kohë. Nuk janë të zakonshme, por ndodhin. Han doli i fundit, por doli më i miri te dyshja e fundit (në konkurrencë me austriakun Hans Krankëll), - sqaron Duka. Han fitoi ne raundin e dyte te Komitetit Ekzekutiv per trajner ne fund te dhjetorit, ne mbledhjen e tij te dates 25 dhjetor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›