Igli Tare drejt Catanias

Igli Tare është afër transferimit te skuadra e Catanias. Sipas "goal.com" tratativat me ish-kapitenin e kombëtares shqiptare kanë filluar dhe janë duke shkuar mirë sipas drejtuesve të Catanias. Ndërkohë përvec Tares mendohet që te Catania të vijë edhe mbrojtësi lacial Stendardo. Sulmuesi shqiptar që është bërë protagonist me golin e fundit të shënuar për Lazion në ndeshjen përballë Palermos i ka kaluar dy sezonet e fundit te Lazio duke u aktivizuar fare pak. Së fundmi ai kishte deklaruar se kishte refuzuar oferta të mira për të qenë pjesë e skuadrës së Lazios, por një ndryshim ambienti nuk është i pamundur.