Duka: “Synojmë vendin e katërt në grup”

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve deklaroi se Shqipërinë e sheh në vend të katërt, pas Hungarisë dhe Maltës, pasi sipas tij tre ekipet e tjera Portugalia, Suedia e Danimarka janë ekipe të mëdha. "Unë do të mendoja se vendi që i takon Shqipërisë, sipas asaj që unë besoj se meritojmë do të jetë vendi i katërt, pavarësisht se nga futbolli mund të marrësh më shumë se meriton, apo më pak nga sa pret. Konkurrenti ynë direkt në grup besoj së është Hungaria, duke parë gjendjen reale të skuadrave, duke konsideruar Maltën si nivel poshtë nesh. Kuptohet që tre skuadrat e tjera janë shumë të mira, Portugalia, Suedia, Danimarka, por sic tha trajneri ndonjëherë ndodh që të fitosh me cdo skuadër, gjë të cilën Shqipëria e ka bërë", - tha Duka, duke pasur në mend ndoshta edhe fitoren e Brigelit me kampionen në fuqi të Europës, Greqinë.