E Diel, 1 Nëntor 2026

Han prezantohet zyrtarisht si trajneri i Shqipërisë

Trajneri i ri i Shqipërisë, Ari Han u shpreh entuziast për punën e tij me kombëtaren kuqezi gjatë konferencës së tij të parë për shtyp të dhënë sot në hotel "Rogner Europark", ne oren 15:00 ne pranine e shume mediave dhe gazetareve sportive.
Ish-trajneri i Kinës dhe Kamerunit pohoi se pret nga skuadra e tij të njëjtin impenjim si ndaj Portugalisë ashtu dhe ndaj Maltës. "Mos më kërkoni të dal kampion bote me Shqipërinë, pasi ndryshe do të largohem qysh tani".

Nga ana e tij, presidenti i FSHF-së, Armand Duka pasi uroi të pranishmit për vitin e ri 2008 deklaroi se Shqipërinë e sheh në vend të katërt, pas Hungarisë dhe Maltës, pasi sipas tij tre ekipet e tjera Portugalia, Suedia e Danimarka janë ekipe të mëdha.
Në fund edhe një shall kuqezi për holandezin. I pranishëm ishte edhe avokati shqiptaro-austriak Skënder Fani,
Konferencën e plotë për shtyp si dhe një intervistë ekskluzive të holandezit Ari Han dhënë sitit albania-sport.com do ta lexoni në vijim e sipër se bashku edhe me foto nga zhvillimi i konferences.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›